Home / Lajme / Rajon / KMDLNJ reagon për sulmin ndaj humoristit Cima

KMDLNJ reagon për sulmin ndaj humoristit Cima

19 prill-

“Kosova njihet si mjedis jashtëzakonisht tolerant sa i përket fesë, andaj ky krim ndaj Rasim Thaçit është një porosi shumë e keqe dhe një keqpërdorim flagrant nga ata që kinse e mbrojnë pastërtinë e fesë. Feja nuk predikon krim dhe në emër të fesë nuk mund të bëhen krime. Gjykatat e rregullta janë ato që i trajtojnë rastet nëse fyhen ndjenjat dhe vlerat fetare të besimtarëve e jo që ‘drejtësia’ të zbatohet në rrugë sipas Kodit Penal të Kandaharit!”, thuhet më tej në reagim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj sulmit që është kryer nga persona të paidentifikuar ndaj Rasim Thaçit, i njohur me nofkën Cima, ndryshe humorist i njohur në Kosovë – duke i shkaktuar lëndime serioze për shëndetin dhe jetën e tij.

“Pasi Policia e Kosovës deri më tani nuk ka arritur t’i identifikojë kryerësit e këtij krimi nga një adresë e panjohur e postës elektronike përgjegjësinë për këtë krim e kanë marrë mbi vete persona që identifikohen si ruajtës të ndjenjave dhe vlerave fetare. Në fakt , kjo nuk ka të bëjë fare, as me ruajtjen e ndjenjave fetare e më së paku me vlera fetare por po bëhet përpjekje që përmes dhunës dhe frikës të imponohen do standarde të reja dhe të importuara të një besimi fetar i cili nuk e lejon asnjë alternativë tjetër!”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Në kohën e okupimit më të egër të Serbisë në Kosovë (para dhe gjatë luftës), Rasim Thaçi , siç thekson ky këshill, “më shumë kontribuoi për Kosovën se shumë politikanë që e kanë pasur obligim ta bëjnë këtë dhe për këtë asnjëherë nuk i është rrezikuar jeta!”

“Kosova njihet si mjedis jashtëzakonisht tolerant sa i përket fesë, andaj ky krim ndaj Rasim Thaçit është një porosi shumë e keqe dhe një keqpërdorim flagrant nga ata që kinse e mbrojnë pastërtinë e fesë. Feja nuk predikon krim dhe në emër të fesë nuk mund të bëhen krime. Gjykatat e rregullta janë ato që i trajtojnë rastet nëse fyhen ndjenjat dhe vlerat fetare të besimtarëve e jo që ‘drejtësia’ të zbatohet në rrugë sipas Kodit Penal të Kandaharit!”, thuhet më tej në reagim

Bashkësia Islame e Kosovës, sipas KMDLNJ-së, është dashur menjëherë të distancohet nga ky veprim i dhunshëm sepse çdo mëdyshje e saj për ta dënuar krimin krijon hapësirë për krime të reja!

“KMDLNK e dënon këtë krim ndaj Rasim Thaçit dhe kërkon nga organet e ndjekjes që urgjentisht ta zbardhin këtë rast duke i arrestuar të dyshuarit dhe duke i përballur ata me ligjin! Nuk është ky rasti i parë që në emër të ruajtjes së fesë sulmohen persona me autoritet madje edhe nga radhët e vet Bashkësisë Islame të Kosovës siç ishte rasti i sulmit ndaj Xhabir Hamitit”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *