Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i BFI-së, Rexhepi: Qeveria e Maqedonisë vazhdon me politikën islamofobe

Kryetari i BFI-së, Rexhepi: Qeveria e Maqedonisë vazhdon me politikën islamofobe

20 prill-
“Propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për denacionalizim nuk është asgjë tjetër vetëm se edhe një tentim i Qeverisë së Maqedonisë për nacionalizimin e dytë të pronës së BFI-së. Me këto ndryshime, shteti dëshiron të shpallë veten pronarë legjitim të vakufit dhe të pamundësoj kthimin e tij tek pronarët e vërtet”, tha Rexhepi.

Urim Hasipi

Qeveria e Maqedonisë vazhdon me politikën e saj diskriminuese dhe islamofobe. Ne edhe një herë i dhamë rast kësaj Qeverie që të përmirësohet me politikën e saj, mirëpo hapi i fundit për të ndryshuar Ligjin për denacionalizim na jep shenja të qarta se kjo Qeveri në vend që të krijoj kushte për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, në vend që të hapërojë drejt BE dhe NATO, ajo ka zgjedhur diskriminimin, shkeljen deri në flagrancë të të drejtave të qytetarëve, uzurpimin e pronës së huaj dhe nacionalizimin më keq se në komunizëm, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Bashkësisë fetare islame të Maqedonisë, Reis ul-ulema Sulejman efendi Rexhepi.

“Propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për denacionalizim nuk është asgjë tjetër vetëm se edhe një tentim i Qeverisë së Maqedonisë për nacionalizimin e dytë të pronës së BFI-së. Me këto ndryshime, shteti dëshiron të shpallë veten pronarë legjitim të vakufit dhe të pamundësoj kthimin e tij tek pronarët e vërtet”, tha Rexhepi.

Nëse Ligji për denacionalizim më parë ka kërkuar që prona mund të kthehet tek pronari i vërtetë, nëse nuk ka pengesa juridike dhe faktike deri në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit për denacionalizim, sipas kryetarit të BFI-së, tani ky afat shtyhet në momentin e vendosjes.

“Duke marrë parasysh se denacionalizimi tek ne po zgjat 12 vite për gjithë këtë kohë janë bërë uzurpime dhe keqpërdorime të ndryshme të pronës së nacionalizuar të BFI-së dhe janë paraqitur shumë pengesa juridike dhe faktike të reja, të cilat nuk kanë ekzistuar në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit për denacionalizim”, tha Rexhepi.

BFI-ja, siç tha ai, ka dhjetëra kërkesa për denacionalizim vetëm në Çarshinë e Vjetër, dyqane, Hane, Hamame… Me ligjin ekzistues shteti është i detyruar që ta kthejë këtë pronë tek pronari i vërtet dhe nuk ka asnjë pengesë juridike.

“Me ndryshimet e reja paraqitet një pengesë e madhe faktike dhe juridike, për kthimin e pronave tek pronari i vërtet. Me miratimin e Ligjit për Çarshinë e Vjetër e gjithë Çarshia shpallet zonë e mbrojtur me ligj e rëndësisë së veçante”, potencoi Rexhepi.

Ligji për denacionalizim (Neni 7), bëri të ditur kryetari i BFI-së në konferencë për shtyp, nuk lejon kthimin e pronave që janë monumente të kulturës nëse ato janë “të rëndësisë së veçantë”, ndërsa me Ligjin për Çarshinë, BFI-së i pamundësohet kthimi i pronës së nacionalizuar në këtë zonë të mbrojtur me ligj.

“Deri tani kjo pengesë juridike nuk ka ekzistuar ndërsa ndryshimet e reja bëjnë që Kapan Hani, Suli Hani, Bezisteni, Teatri i fëmijëve dhe dhjetëra dyqane të tjera të vazhdojnë të mbesin pronë e shtetit duke përjashtuar përfundimisht elementin mysliman nga Çarshia e vjetër”, tha Rexhepi.

Këto ndryshime që i bën kjo Qeveri, tha kreu i BFI-së, po sllavizojnë Çarshinë e vjetër deri në palcë dhe lejojnë që shqiptarët të jenë vetëm qiraxhinjtë në pronën e tyre.

“Nga 350 kërkesa sa ka bërë BFI-ja ku kërkon kthimin e 3.869.806,00 m2 tokë përfshirë këtu livadhe, ara, kullosa, male dhe të tjera, si dhe 41.258 m2 objekte përfshirë banesa, shtëpi dhe dyqane, pas 12 vitesh denacionalizim vetëm 10 për qind të pronës kemi arrit që ta kthejmë”, tha mes tjerash në konferencë për shtyp kryetari i Bashkësisë fetare islame të Maqedonisë, Reis ul-ulema Sulejman efendi Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *