Home / Sport / Laporta: Të mundim Arsenalin, pastaj Realin

Laporta: Të mundim Arsenalin, pastaj Realin

Për numrin një të klubit katalanas, ndeshja me “Topçinjtë” në Ligën e Kampionëve është më e rëndësishme se “El Classico” me Realin e Madridit.

Të martën Barcelona do të presë në “Kamp Nou” Arsenalin, në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Pep Guardiolës është më e favorizuar në këtë sfidë, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në “Emirates Stadium”. Ndërkohë që në fundjavë skuadra blaugrana zbret në fushën e “Bernabeut” për klasiken me Realin e Madridit.

Sipas Johan Laportës, ndeshja më e rëndësishme për t’u fituar është ajo përballë Arsenalit. Në përfundim të takimit të fituar 4-1 mbrëmë përballë Atletik Bolbaos në kampionat, numri një i klubit spanjoll u shpreh për të përditshmen sportive “As”: “Tani duhet të përqëndrohemi në ndeshjen kundër Arsenalit. Ndeshja e parë na favorizon, por gara është ende e hapur, prandaj duhet të japim më të mirën. Për Realin do mendojmë duke filluar nga dita e mërkurë ”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *