Home / Lajme / Rajon / Leh Kaçinski, bashkëshortja e tij Marija dhe disa funksionarë të lartë polak e humbën jetën në aksidentin e aeroplanit në Smolensk

Leh Kaçinski, bashkëshortja e tij Marija dhe disa funksionarë të lartë polak e humbën jetën në aksidentin e aeroplanit në Smolensk

10 prill-
Kaçinski dhe familjet e viktimave nga masakra në Katin sot duhej të marrin pjesë në ceremoninlë me të cilën shënohet 70 vjetori nga vrasja e 22 mijë oficerëve dhe intelektualëve polakë në vitin 1940 nga agjentët sovjetik në malin Katin, në afërsi të Smolenskit.

Urim Hasipi
Presidenti polak Leh Kaçinski, bashkëshortja e tij Marija dhe disa përfaqësues të lartë polak e humbën jetën në aksidentin e aroplanit në Smolensk, në Rusinë perëndimore.

Guvernatori i rajonit rus Smolensk Sergej Antufiev deklaroi se e kanë humbur jetën të gjithë udhëtarët në aeroplanin Tu-154, i cili qarkullonte në relacionin Varshavë-Smolensk.

Sipas Antufievit në aeroplan ka pasur 85 udhëtarë, derisa sipas Ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme ka pasur 132 udhëtarë.

Kaçinski dhe familjet e viktimave nga masakra në Katin sot duhej të marrin pjesë në ceremoninlë me të cilën shënohet 70 vjetori nga vrasja e 22 mijë oficerëve dhe intelektualëve polakë në vitin 1940 nga agjentët sovjetik në malin Katin, në afërsi të Smolenskit.

Në përbërjen e delegacionit polak ka pasur shumë funksionarë të lartë – shefi i kabinetit presidencial Vlladisllav Stashak, shefi i gjeneral-shtabit të forcave të armatosura pokale Fratishek Gongor, ish ministri i Mbrojtjes Jezhi Shmajxhinski dhe guvernarori i Bankës Qendrore Sllavomir Shkërzipek.

Aeroplani Tu-154, i cili drejtohej nga ekuipazhi ekipit presidencial të aeroplanit, u rrëzua gjatë aterimit në aeroportin në Smolensk, rreth 400 kilometra në perëndim të Moskës. Aksidenti ka ndodhur pës shkak të kushteteve të mjegullës së dendur. Supozohet se aeroplani është përplasur në dru rreth 300 deri 400 metra nga pista e aeroportit ushtarak, pas çfarë ka shpërthyer zjarr, i cili tashmë është shuar.

Në vendin e aksidentit punojnë ekipe hetuese, të cilët i hetojnë shkaqet për incidentin.

Burime ushtarake polake ndërkohë kumtuan se shërbimet kontrolluese në Smolensk i kanë rekomanduar aeroplanit të mos aterojë, lajmëroi gazeta “Gazeta viborça”.

Pesëmbëdhjetë minuta para aterimit të planifikuar të aeroplanit me të cilin udhëtonte Kaçinski, shërbimet e kontrollit i e nuk e kanë lejuar aeroplanin Il-76 të aterojë në aeroport për shkak të kushteve të këqija kohore. Aeroplani ushtarak rus e ka zbatuar urdhërin dhe është drejtuar ndaj aeroportit tjetër.

Piloti i aeroplanit Tu-154 ka marrë rekomandim nga shërbimet e kontrollit të mos aterojë, por megjithatë nuk kanë mundur ta ndalojnë të aterojë.

Funksionin president i Polonisë në pajtim me Kushtetutën e merr kryetari i Dhomës së Poshtme të Parlamentit, Bronisllav Komorovski, i cili në afat prej 14 ditëve duhet të shpallë kur do të zgjidhet shefi i ri i shtetit.

Qeveria polake për sot caktoi seancë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *