Home / Sport / Liga e Dytë-Derbi në Bogovinë

Liga e Dytë-Derbi në Bogovinë

Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll, në të cilat pritet të vazhdojë lufta dhe paqartësitë për kreun e tabelës. Ndeshja më interesante do të zhvillohet në Bogovinë të Tetovës, ku Drita është mikëpritëse e Bregallnicës së Shtipit.

Bogovinasit janë në ndjekje të pozitës së katërt dhe në këtë drejtim mendojnë vetëm për fitore, ndërkohë Bregallnica është e dyta në renditje dhe kërkon pikët për të ruajtur këtë pozitë. Një sukses eventual i Dritës ndaj Bregallnicës do t’i konvenonte Shkëndijës dhe Skopje, me kusht që këta të marrin nga tre pikë. “Kuq e zinjtë” para fansave të vet përballen me ekipin strugan Vllaznimi Trim Lum. Mysafirët për momentin me 25 pikë mbajnë pozitën e 7-të në renditje, ndërsa rikujtojmë se pikërisht ata janë skuadra që Shkëndijës në vjeshtë i shkaktuan disfatën e parë, duke e mundur 2:1, me çka asoskohe ndërprenë serinë e tetovarëve prej 6-të fitoreve të njëpasnjëshme.
“Ne në Tetovë vijmë pa ndonjë ngarkesë psiqike, pasi jemi të vetëdijshëm se Shkëndija është favorit. Megjithatë nuk dorëzohemi para kohe dhe qëllimi jonë nga ky takim është që mos të dalim pa pikë. Për fitore vështirë se mund t’ia dalim, por mendojmë se barazimi nuk është i paaritshëm. Dua të theksoj se me ardhjen e trajnerit të ri Lupço Dimov atmosfera është përmirësuar dhe nën drejtimin e tij kemi pësuar vetëm një disfatë”, – deklaroi mesfushroi i Vllaznimit, Faton Arifi.
Tani si duket ka ardhur koha për kthimin e borxheve të vjetra dhe Shkëndija shpreson që të shtojë edhe kamatë, e gjithë kjo për mos të lejuar befasi dhe mundësi që konkurentët të rrezikojnë pozitën e liderit që mban ekipi “kuq e zi”.
“Dihen pritjet tona nga ky takim. Shkëndija në çdo ndeshje hyn për të fituar. Nuk na lejohet të bëjmë ndonjë gabim dhe mendoj se tre pikët do të mbesin në konton tonë. Respekt për Vllaznimin, por ata s’kan çka kërkojnë në Tetovë”, – i qartë ishte ndihmës trajneri i Shkëndijës Erhan Selimi.
Skuadra e vendit të tretë, Skopje do të jetë mysafire e Cementarnicës, por ndeshja do të zhvillohet në terenin e lagjes Draçevë, pasi fusha e Cementarnicës në Kisella Vodë është duke u renovuar. Skuadrat kërçovare këtë javë përballen mes veti dhe Vëllazërimi shpreson që të mundë Napredokun, të cilët luftojnë për inkuadrim në Ligën e Parë. Në ndeshjet tjera, Miravci takohet me Lokomotivën, Ohri pret 11 Oktomvrin, ndërsa Bellasica është vendase e Novacit.

Dyshet e javës së 20-të:
Drita-Bregallnica,
Shkëndija-Vallznimi Trim Lum,
Cementarnica-Skopje,
Vëllazërimi-Napredoku,
Miravci-Lokomotiva,
Ohri-11 Oktomvri dhe
Bellasica-Novaci.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *