Home / Sport / Liga e Europës, sot mësohen finalistët

Liga e Europës, sot mësohen finalistët

Sot në mbrëmje do të luhen dy gjysmëfinalet e kthimit, nga ku do të dalin ekipet finaliste të Ligës së Europës.

Fulhami ka mundësinë më të mirë për të shkruar historinë. Mbrëmjen e sotme londinezët do të diskutojnë biletën e finales me gjermanët e Hamburgut (të cilët shpresojnë të rikthehen në stadiumin e tyre më 15 maj). Gjysmëfinalja e parë ka përfunduar në barazim pa gola dhe sot gjithçka mbetet e hapur.

Në gjysmëfinalen e dytë, Liverpuli pret Atletikon e Madridit. Skuadra e Rafa Benitezit ka shansin më të mirë për të shpëtuar sezonin, por përballë spanjollëve nuk ka për të qenë e lehtë. Sfida e javës së kaluar në “Visente Kalderon” përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve dhe në mbrëmje të Kuqtë do synojnë të përmbysin rezultatin në favor të tyre.

Liga e Europës, gjysmëfinalet e kthimit:

(ora 21:05)
Fulham – Hamburg (0 – 0)
Liverpul – Atletiko Madrid (0 – 1)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *