Home / Sport / Liga e Evropës, gjithçka mbetet e hapur

Liga e Evropës, gjithçka mbetet e hapur

Liga e Evropës zhvilloi mbrëmë katër ndeshjet e para çerekfinale, ku në tre takime vendasit kanë fituar me rezultatin 2-1, ndërsa derbi spanjoll Valencia-Atletiko e Madridit është mbyllur në barazim 2-2.

Benfika-Liverpul 2-1

Liverpuli kaloi i pari në avantazh që në minutën e 9-të me një gol të shënuar nga sulmuesi Ager. I njëjti futbollist i lë anglezët me 10 lojtarë në minutën e 30-të, duke dalë nga loja me korton të kuq.

Portugezët e Benfikës do të kthenin gjithcka në favorin e tyre në pjesën e dytë, ku Kardozo ekzekuton saktë dy penallti të akorduara nga gjyqtari i takimit. Rezultati 2-1 lë gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në Angli.

Fulham-Volfsburg 2-1

Pas kualifikimit surprizues përballë Juventusit, anglezët e Fulhamit arritën të mposhtin 2-1 Volfsburgun në ndehsjen e parë cerekfinale. Zamora kalon vendasit në avantazh në minutën e 58-të, dhe në të 63’ sulmuesi Daf dyfishon shifrat. Volfsburgu shkurton shifrat një minuta para përfundimit të kohës së rregullt me anë të Madlung.

Hamburg-Standard i Liezhit 2-1

Me të njëjtin rezultat kanë fituar edhe gjermanët e Hmaburgut përballë Standardit të Liezhit. Të tre golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë, ku fillimisht kalon në avantazh Standardi në minutën e 31-të me anë të Mbokanit.

Hamburgu barazon me një penallti të ekzekutuar nga Petri në minutën e 42-të. Tre minuta më vonë holandezi Rud van Nistelroi shenon golin e fitores për gjermanët e Hamburgut.

Valencia-Atletiko e Madridit 2-2

Përballja spanjolle ishte i vetmi takim ku nuk u regjistrua rezultati 2-1. Atletiko ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 59-të me anë të Diego Forlanit. Në të 67’ Fernandez barazon shifrat për vendasit e Valencias.

Barazimi 1-1 do të zgjaste vetëm pesë minuta, pasi Atletiko kalon sërish në avantazh, këtë herë me anë të Diego Lopezit. Në minutën e 82-të David Vila vendos barazimin përfundimtar të kësaj përballjeje, duke lënë gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në “Vinsente Kalderon”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *