Home / Sport / Liga e kampionëve, zhvillohen ndeshjet e kthimit çerekfinale

Liga e kampionëve, zhvillohen ndeshjet e kthimit çerekfinale

Të martën dhe të mërkuren zhvillohen takimet kthyese çerekfinale të Ligës së kampionëve. Interi, Barcelona, Bajerni dhe Olimpik nga Lioni janë në pëprarësi pas ndeshjeve të para por nuk do të thotë se i presin 90 minuta të qeta në ndeshjet e kthimit.

Mançester Junajtedi në “Old Trafford” do ta ketë mjaft vështirë kundër Bajernit. Kampioni anglez e humbi sfidën e parë në Munih në minutat shtesë (1:2), ndërsa të shtunën e kaluar e humbi edhe pozitën e liderit në Premier ligë, derisa rivali i tij arriti të kthehet në krye të Bundesligës dhe me plot optimizëm e pret ndeshjen e kthimit të mërkurën mbrëma. Megjithatë, shtypi anglez shkruan të hënën se në radhët e “Djajëve të kuq” pritet rikthimi i Uejn Runit. Menaxheri, Aleks Ferguson ka thënë se nuk do të bëjë eksperimente me shëndetin e Runit dhe se të martën pas stërvitjes së fundit do të dihen gjasat e tij për paraqitje në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.
Olimpik nga Lioni ka përparësi solide pas ndeshjes së parë kundër Bordos (3:1) dhe bazuar në formën aktuale gjasat për të kaluar në gjysmëfinale janë në anën e tyre, kur dihet se forma që po e kalojnë futbollistët e Bordos është në rënje pasi dihet se skuadra ishte e ngarkuar në katër fronte.
Kampioni italian, Interi ka krjuair epërsi minimale ndaj CSKA Moskës (1:0) dhe bazuar në përvojën e “neroaxurëve” pritet që me sukses ta mbrojnë rezultatin nga “San Siro”.
Pritet që edhe Barcelona kundër Arsenalit në “Nou Kamp” të shfrytëzoi përparësin e terrenit vendas dhe të kalon në mesin e katër ekipeve më të mira në kontinentin e vjetër. Spanjollët edhe në ndeshjen e parë ishin skuadër me e mirë në fushë dhe lëshuan epërsinë prej dy golave por megjithatë cilësohen si favorit, edhe për faktin se “Topçinjët” do të paraqiten mjaft të dobësuar.

Liga e Kampionëve – ndeshjet e kthimit çerekfinale

E martë 6 prill

18:30h CSKA Moska – Interi (ndeshja e parë 0:1)
20:45h Barcelona – Arsenali (2:2)

E mërkurë 7 prill

20:45h Bordo – Lioni (ndeshja e parë 1:3)
20:45h Mançester Junajtedi – Bajerni (1:2)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *