Home / Sport / Liga Europa, ciftet gjysmëfinale Liverpool-A.Madrid, Fulham-Hamburger

Liga Europa, ciftet gjysmëfinale Liverpool-A.Madrid, Fulham-Hamburger

Liverpooli, Hamburgu, Fulhami dhe Atletiko Madridi janë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Liga Europas. Ndeshjet gjysmëfinale në program janë më 22 dhe 29 prill, ndërsa do të takohen Hamburgu me Fulhamin dhe Atletiko Madridi me Liverpoolin.

Skuadra e Hamburgut, në stadiumin e të cilës do të zhvillohet finalja e sivjetshme e këtij kompeticioni, edhe një herë ishte më e mirë se kampioni i Belgjikës, Standardi, të cilët i mundën si mysafirë me rezultatin 3:1. Skuadrën nga Liezhi e pret dënim rigoroz pasi gjatë ndeshjes arbitri anësor është goditur me një gjësend të fortë.
Befasinë më të madhe e përgatiti skuadra angleze Fulham, e cila edhe në ndeshjen e kthimit e mundi kampionin e Gjermanisë, Volfsburgun, tani me rezultatin 1:0. Hero i ndeshjes ishte Zamora, i cili shënoi golin e fitores pas vetëm 20 sekondave lojë.
Liverpooli më bindshëm se sa pritej e mundi Benfikën, duke e eliminuar nga kjo veprimtari, pasi kompensoi negativën nga ndeshja e parë në Lisbonë. Skuadra e Benfikës nuk luajti keq, mirëpo vendasit kishin përfundim vrasës të aksioneve, duke marrë fitoren e thellë 4:1.
Atletiko Madridi dhe Valencia edhe një herë luajtën baraz, mirëpo më tej kalojnë madrilienët për shkak të golave të shënuar në Mestalja, ku luajtën 2:2.

Rezultatet:

Standard – Hamburger 1:3 – ndeshja e parë 1:2
De Kamargo 33′ – Petric 20′, 35′, Guerero 90+3′
Liverpul – Benfika 4:1 – ndeshja e parë 1:2
Kajt 27′, Lukas 34′, Tores 59′, 82′ – Kardoso 70′
Wolfsburg – Fulham 0:1 – ndeshja e parë 1:2
Zamora 1′
Atletiko Madrid – Valencia 0:0 – ndeshja e parë 2:2

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *