Home / Sport / Liverpuli në shitje, çmimi 600 milionë stërlina

Liverpuli në shitje, çmimi 600 milionë stërlina

Për të përballuar borxhet gjithnjë e në rritje, bankierët do të vendosin që klubi anglez të dalë në shitje gjatë kësaj jave. Çmimi? 600 milionë stërlina.

Shuma e kërkuar, plus milionat e nevojshme për ndërtimin e stadiumit të ri, mund të jenë një nga pengesat kryesore për të gjetur një blerës të shpejtë. Gjithsesi, lajmi ka kënaqur tifozët e klubit nga “Anfield”, të cilët dëshirojnë t’i shohin sa më larg pronarët aktualë amerikanë, Tom Hiks dhe Xhorxh Xhillet.

Një nga përfaqësuesit e klubit të mbështetësve të Liverpulit u shpreh: “Kemi pritur tre vite për këtë ditë. Ne dëshirojmë që klubi t’i shitet dikujt që ka shumë para. 600 milionë stërlina janë shumë, por klubi ka një sërë asetesh”. Në këtë mënyrë, trajneri Rafael Benitez nuk do të jetë i detyruar të pushohet dhe gjithashtu, yje si Fernando Torres dhe Stivën Zherrard nuk do të dalin në shitje për të paguar borxhet.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *