Home / Sport / LOKOMOTIVA PRET SHKËNDIJËN, SKOPJE TAKOHET ME BREGALLNICËN

LOKOMOTIVA PRET SHKËNDIJËN, SKOPJE TAKOHET ME BREGALLNICËN

Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së 21-të në Ligë e Dytë të Maqedonisë në futboll, në të cilat regjistrojmë disa takime interesante. Derbi i javës do të zhvillohet në lagjen Autokomandë të Shkupit ku takohen dy skuadrat që luftojnë për pozitën e dytë në renditje, Skopje dhe Bregallnica. Ndërkohë lideri i tabelës Shkëndija është mysafirë te Lokomotiva.

Dy javët që pasojnë duket se do të zgjidhin shumë dilema në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll. Kjo nga fakti se lideri i tabelës, Shkëndija, nëse arrin të marrë fitore të shtunën në fushë të Lokomotivës dhe javën e ardhëshme në Tetovë kundër Napredokut do të jetë shumë afër realizimit të ambicieve të veta. Sigurisht që “kuq e zinjëve” u ndihmon edhe fakti që javën e kaluar Bregallnica barazoi me Dritën, tani skuadra nga Shtipi është mysafire e Skopjes, ndërsa kjo e fundit javën e ardhëshme udhëton për në Bogovinë, ku pikët për skuadrat mysafire janë thuajse të paaritshme.
Por të fillojmë me rradhë, me atë që pason këtë fundjavë në kuadër të javës së 21-të. Ndeshja më interesante pa dyshim është ajo në Autokomandë, ku Skopje pret Bregallnicën. Të dyja këta skuadra kërkojnë kualifikimin në Ligën e Parë dhe janë ndjekësit e vetëm të Shkëndijës. Javëve të fundit të dyja këta ekipe disa herë u ndruan mes veti në pozitën e dytë gjegjësisht të tretë. Por tani në përballjen e drejtëpërdrejtë dëshirojnë që të shkëputen në pikë prej njëra tjetrës për të qenë më të sigurtë në pozitën e dytë. Skopje ka epërsinë e terenit vendas, por është e lodhur pasi ende luan edhe në Kupën e Maqedonisë dhe këtë gjë do të tentojnë ta shfrytëzojnë mysafirët nga Shtipi.
Në lagjen “Karposh” Lokomotiva është mikpritëse e liderit të tabelës, Shkëndijës. Tetovarët vazhdojnë të dominojnë Ligën e Dytë, por tani duhet këtë gjë ta konfirmojnë edhe kundër Lokomotivës, ku vitin e kaluar pësuan disfatë 3:2. Tetovarët në fazën e parë në fushë të tyre fituan Lokomotivën me rezultat minimal 1:0, ndërsa tani këtë gjë duhet ta bëjnë pa ndihmën e Muhamed Huseinit për të cilin ky sezon ka përfunduar dhe Ilir Elmazovskin i cili ende nuk është rekuperuar plotësisht dhe gjasat për të luajtur janë minimale. Megjithatë në taborin e Shkëndijës janë optimist rreth epilogut të këtij takimi, duke respektuar maksimalisht ekipin vendas, por gjithashtu të bindur në kualitetein e tyre presin që me tre pikë të reja të kthehen në Tetovë.
Në ndeshjet tjera, Drita e Bogovinës udhëton për në Strumicë, ku synon të nxjerrë rezultat pozitiv përballë Bellasicës, Napredoku në Kërçovë takohet me Miravcin, 11 Oktomvri pret Vllazërimin, Vllaznimi i Strugës është vendas i Cementarnicës, ndërsa Novaci takohet me Ohrin.

Dyshet e javës së 21:
Skopje-Bregallnica,
Lokomotiva-Shkëndija,
Bellasica-Drita,
Napredoku-Miravci,
11 Oktomvri-Vllazërimi,
Vllaznimi Trim Lum-Cementarnica dhe
Novaci-Ohri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *