Home / Sport / Lorik Cana, blerja e 31-të më e mirë e verës

Lorik Cana, blerja e 31-të më e mirë e verës

Kampionati anglez është drejt fundit dhe klubet e Premier Ligës po përgatiten për merkaton e ardhshme.

Ndërkohë, tabloidi “Daily Mail”, në suplementin “Sportsmail” ka publikuar një listë me 50 blerjet më të mira në ishull: lojtarë të cilët kanë arritur që gjatë këtij edicioni të bëjnë diferencën në skuadrat e tyre të reja. Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, ndodhet në vendin e 31-të të këtij klasifikimi, pas transferimit nga Olimpik Marseja te Sandërlendi, për shifrën 5.5 milionë eurove (5 milionë sterlina).

“26-vjeçari shqiptar, karakteristikë e të cilit janë ndërhyrjet e ashpra, është shndërruar në idhullin e tifozëve në ‘Stadiumin e Dritave’. Sjellja e tij në fushë dhe eksperienca e jashtëzakonshme kanë bërë që Canës t’i besohet shiriti i kapitenit vetëm pak javë pasi firmosi kontratën 4-vjeçare”, ishte komenti i gazetës.

Kosovari i Kombëtares kuqezi ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me fanellën kuqebardhë dhe ka ndihmuar Sandërlendin të krijojë një distancë sigurie nga zona e rënies nga kategoria.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *