Home / Sport / Lorik Cana lë pas dëmtimin, rikthehet kundër Hull Sitit

Lorik Cana lë pas dëmtimin, rikthehet kundër Hull Sitit

Megjithëse disa ditë më vonë nga sa ishte parashikuar, mesfushori i Sansërlendit ka lënë pas dëmtimin në ijë.

Cana do të jetë plotësisht i gatshëm për trajnerin Stiv Brus në ndeshjen që “macet e zeza” do të luajnë në fushën e Hull Sitit këtë të shtunë. Vetë trajneri i Sandërlendit ka konfirmuar rikthimin e kapitenit shqiptar.

26-vjeçari i Kombëtares kuqezi pësoi një dëmtim në ijë në përballjen me Liverpulin dhe qëndroi larg fushës për tri javë. Në fakt, ishte parashikuar që Lorik Cana të rikthehej fundjavën që shkoi në fitoren 2-1 përballë Bërnlit në “Stadiumin e dritave”. Por Stiv Brus preferoi të mos rrezikojë, duke e lënë 26-vjeçarin të riaftësohej plotësisht.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *