Home / Sport / Mançesteri kërkon portierin Hugo Loris nga Lioni

Mançesteri kërkon portierin Hugo Loris nga Lioni

Aleks Ferguson duket se tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Edvin Van der Sar për katërkëndëshin e “Djajve të kuq”. Ai është portieri i Olimpikut të Lionit, Hugo Loris.

23-vjeçari francez ka treguar një formë të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni, duke qenë një nga pikat më të forta të Olimpikut të Lionit. Hollandezi Van der Sar është në fundin e karrierës dhe Loris do të ishte zëvendësuesi ideal në portën e Mançester Junajtid.

Për “gardianin” e katërkëndëshit të Lionit interesohet edhe Juventusi, por Ferguson këmbëngul më tepër për ta pasur nën urdhrat e tij sezonin e ardhshëm. Sipas tabloidit “Daily Mail”, Mançesteri ofron 15 milionë stërlina dhe Sër Aleks u ka kërkuar francezëve të marrin një vendim para fillimit të Kampionatit Botëror.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *