Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin

Maqedonia dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin

2 prill-
U diskutua modernizimi i kalimeve ekzistuese kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës (Bllacë – hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë) dhe përfundimin e të gjitha aktviteteve të nevojshme në 5-6 muajt e ardhshëm në 2010 me qëllim të hapjes së kalimeve të reja kufitare për të cilat ka një kërkesë nga popullatës lokale si Belanovc-Stançiq, Tanushë-Debeldë dhe Rastelicë – Lukovo Pole.

Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, sot në Shkup, në nivel të Sekretarëve Shtetëror janë mbajtur konsultime politike midis Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë ishte i kryesuar nga Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Abdulkadar Memedi, ndërsa delegacioni i Ministrisë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, nga Sekretari i përhershëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Fitim Glareva.

Të të dyja palët u shprehën të kënaqur me trendin pozitiv të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët, sidomos zgjerimin e saj në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe firmosjen e kontratave të ndyshme.

U diskutua modernizimi i kalimeve ekzistuese kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës (Bllacë – hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë) dhe përfundimin e të gjitha aktviteteve të nevojshme në 5-6 muajt e ardhshëm në 2010 me qëllim të hapjes së kalimeve të reja kufitare për të cilat ka një kërkesë nga popullatës lokale si Belanovc-Stançiq, Tanushë-Debeldë dhe Rastelicë – Lukovo Pole.

Delegacionet riafirmuan gatishmërinë për intensifikimin e dialogut politik i cili sugjeron në një cilësi të re në dinamikën e marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *