Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia me media pjesërisht të lira

Maqedonia me media pjesërisht të lira

29 prill-
Në raportin e “Freedom House”, Maqedonia ka 47 pikë dhe është në kategorinë e shteteve me media pjesërisht të lira. Ndërsa në listën e shteteve, rradhitet e 94, pas Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Viti 2009, ka qënë mjaft i kufizuar për mediat në Maqedoni, ky është konstatimi i raportit të fundit i “Freedom House” ku thuhet se mediat në vend këtë nuk janë plotësishtë të lira.

Në raportin e “Freedom House”, Maqedonia ka 47 pikë dhe është në kategorinë e shteteve me media pjesërisht të lira. Ndërsa në listën e shteteve, rradhitet e 94, pas Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Organizata për mbrojtjen e Shtypit, Freedom House, vënë në dukje se liria e shtypit në botë pësoi rënie për të tetin vit me radhë.

Freedom House thotë se zbrapsjet më të ndjeshme u vunë re në Amerikën Latine, Meksikë, Honduras dhe në Nikaragua. Kjo organizatë me seli në Shtetet e Bashkuara thotë gjithashtu se Rusia vazhdon të jetë një prej vendeve me mjedis më të rrezikshëm për shtypin, ku ky i fundit nuk gëzon liri. 10 vendet me më pak liri shtypi janë: Bjellorusia, Birmania, Kuba, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Irani, Libia, Koreja e Veriut, Turkmenistani dhe Uzbekistan.

Freedom House” ka bërë publik raportin për lirinë e shtypit në botë. Dokumenti e cilëson Shqipërinë pjesërisht të lirë, përsa i përket lirisë së shtypit.

“Fredom House” e vë theksin tek akuzat për korrupsion që përfshijnë qeverinë “Berisha”.

Raporti thekson se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk do të bëhet para 2015-ës.

Gjithashtu, sipas dokumentit, gjykatat shqiptare janë objekt i presionit të vazhdueshëm politik.

Në raport thuhet se gratë shqiptare janë pak të përfaqësuara në institucione, ndërsa mbetet ende shqetësuese dhuna në familje.

Organizata për mbrojtjen e shtypit, Freedom House, bëri publik raportin për lirinë e shtypit për vitin 2009, duke vënë në dukje se liria e shtypit në botë pësoi rënie për të tetin vit me radhë. Lidhur me Kosovën, Freedom House raporton se statusi i lirisë së shtypit cilësohet si pjesërisht i lirë nga jo i lirë që ishte në raportin e mëparshëm.

Freedom House shkruan se shkalla e të drejtave politike në Kosovë u përmirësua nga niveli 6 në 5, ndërsa liritë civile nga 5 në 4, ndërkohë që statusi i lirisë së shtypit cilësohet si pjesërisht i lirë nga jo i lirë që ishte në raportin e mëparshëm dhe kjo sepse zgjedhjet lokale u karakterizuan në përgjithësi se përmbushën standardet ndërkombëtare dhe vendi ndërmori hapa për të përmirësuar gjendjen e pakicave.

Freedom House e vë theksin tek zgjedhjet lokale në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, të cilat u vlerësuan nga Bashkimi Evropian, megjithëse pati manipulime në disa zona. Ato zgjedhje u konsideruan në përgjithësi të lira e të drejta dhe pakica serbe mori pjesë në numër më të madh se sa në zgjedhjet e mëparshme.

Edhe në Kosovë, korrupsioni përbën një problem serioz, edhe në bazë të standardeve rajonale, thekson raporti i Freedom House.

Kushtetuta e Kosovës e vitit 2008 mbron lirinë e shtypit si dhe të shprehjes, me përjashtim të rasteve kur nxit armiqësi etnike. Kushtetuta garanton gjithashtu lirinë e fesë dhe shqiptarët në përgjithësi gëzojnë të drejtën e ushtrimit të fesë së tyre, por që prej vitit 1999 ka pasur sulme sistematike kundër kishave dhe qendrave ortodokse, që kanë lidhje me popullatën serbe. Kushtetuta garanton gjithashtu një juridik të pavarur, por gjykatat e të gjitha niveleve janë objekt i ndikimit politik, kërcënimit dhe korrupsionit.

Krimi i organizuar është një problem serioz, dhe njoftohet se Kosova është pikë kyçe transiti e heroinës nga Azia qendrore për në Evropën Perëndimore.

Në raportin e Freedom House theksohet se në vitin 2009 Human Rights Watch njoftoi se situata e pakicave etnike në Kosovë nuk ishte përmirësuar që prej shpalljes së pavarësisë. Edhe pabarazia gjinore vazhdon të jetë shqetësim madhor, veçanërisht në zonat rurale, por edhe në politikë ku gratë janë pak të përfaqësuara

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *