Home / Lajme / Rajon / ”MARTESA NE MILIONER”

”MARTESA NE MILIONER”

12 prill-
Pse përmes kuizit “Kush do të bëhet Milioner” fitojnë të gjithë

“Milioneri…” i shpall të martuar Enkeleden me Eltonin

Kandidatja simpatike dhe brilante Enkeleda Bilali nga Tirana arrin shumën prej 1 750 euro. Pikërisht studiot e kuizit do të jetë vendi ku do të shpallet e njohur martesa mes kandidates Enkeleda Bilali dhe bashkëshortit të saj Eltonit.

Derisa Eltan Marini nga edicioni i fundit vazhdon garën dhe fiton 250 euro. Dy kandidatët nga Shqipëria u “përballën” me dijen. Derisa i pari Vasil Miha, specialisti, doktori i mjekësisë nga Tirana fitoj 250 euro mësuesja e programeve financiare kompjuterike nga Tirana Enkeleda Bilali arrin të nderohet me 1 750 euro dhe 250 euro dhurat nga Milioneri.

Dhe pikërisht në studiot e kuizit do të jetë vendi ku do të shpallet e njohur martesa mes kandidates Enkeleda Bilali dhe bashkëshortit të saj Eltonit edhe për 5 milion teleshikues. Poashtu e veçanta e edicionit të mbrëmshëm ishte lajmi i urimit për familjen e Enkeledes.

Kuizi i popullarizuar “Kush do të bëhet milioner”, tashmë jo vetëm si një mik i çdo shtëpie shqiptare, por edhe i çdo moshe ka arritur në majat e një ndër emisionet më të ndjekura, më të popullarizuara shqiptare. Përgjatë një ore fëmijët, të rriturit, intelektualët, etj. shtresat e gjithë shoqërisë marrin pjesë duke u njohur në vazhdimësi me të rejat e jo vetëm të fundit enciklopedike.

Tashmë realizimi ka marrë konturat përfekte te konstruksionit artistik qoftë nga imazhi filmik, rrjedha dramatike, kthesat, etj. si në një studio ku shumëqka thuhet dhe njihet qofshin edhe ato dilemat që mund të kemi për një qast. Humbja dhe fitimi gjithmonë shkojnë bashkë! Tek Milioneri mbizotëron vetëm fitimi. Dhe fiton kandidati me mundësitë e tij, fiton teleshikuesi me zgjidhjen e dilemës së njohurive të cilat mund t’i këtë. Dhe jo vetëm kaq.

Në emisionin e mbrëmshëm jo që nuk munguan befasitë por edhe ndodhi edhe e veçanta për të gjithë teleshikuesit. Kandidatja simpatike dhe brilante nga Shqipëria Enkeleda Bilali shpall martesën me bashkëshortin Eltoni me ndërrimin e unazave. Dhe kjo ndodhi në studiot e “Milionerit”.

Në këtë edicion vazhdohet me emocione të tjera në të cilën tre kandidatët do të ndahen jo vetëm me fitimet e tyre, por edhe me risitë e njohjes dhe mishërimin me njohjen.

Nga të gjitha fushat e dijes mësuam se DVD është shkurtesa e Versatile Disk, se Plutoni tashmë nga atronomët nuk konsiderohet planet, se Viktoria Bekham i ka takuar grupit “The Spice Girls”, termi satrap ka të bëj me Persinë, etj. Dhe një nga momentet interesante dhe njohëse ishte në lidhje me simbolin e Francës, që mëgjithë hezitimin dhe dyshimet te Zhan D”Ark në të vërtetë është Mirianne.

Përmes tre kandidatëve, dhe që të tre nga Shqipëria mësuam dhe u zgjidhen dilemat e dhjetëra pyetje- përgjigjeve të tjera që na lidhin të gjithë ne me jetën e përditshme.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *