Home / Lajme / Maqedoni / Masakër në Gërçec, plumba dhe sopata për qërim të hesapeve

Masakër në Gërçec, plumba dhe sopata për qërim të hesapeve

5 prill-
Sipas policisë, Fikret Imeri është njëri nga të plagosurit me armë zjarri në organet gjenitale dhe në këmbë nga ana e e 24 vjeçarit I.Murati. Ndërsa më së rëndi ka pësuar Ali Murati,36 vjeç, i cili është goditur me sëpatë në kokë. Lëndime ka marrë edhe një 18 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur edhe nga organet e rendit.

Dhunë e paparë me tre të lënduar ka qenë epilogu i një konflikti brutal me shkrepje armësh dhe qërim hesapesh në fshatin Gërçec të komunës së Sarajit.

Incidenti ka plasur në orët e mëngjesit para kafenesë në qendër të fshatit. Mospastrimi i llogarive dhe zënkat e vazhdueshme për një konflikt midis dy familjeve ka qenë edhe motivi i konfliktit me pasoja të rënda midis dy familjeve Murati dhe Imer nga ky fshat.

Sipas policisë, Fikret Imeri është njëri nga të plagosurit me armë zjarri në organet gjenitale dhe në këmbë nga ana e e 24 vjeçarit I.Murati. Ndërsa më së rëndi ka pësuar Ali Murati,36 vjeç, i cili është goditur me sëpatë në kokë. Lëndime ka marrë edhe një 18 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur edhe nga organet e rendit.

Të plagosurit menjëherë dje janë dërguar në Qendrën emergjente, dhe se dy të lënduarit e parë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. MPB njoftoi gjithashtu se lidhur me rastin disa persona janë arrestuar dhe se po shqyrtohen motivet që kanë shkaktuar këtë konflikt të rëndë midis dy familjeve në fshatin Gërçec të komunës së Sarajit.INA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *