Home / Lajme / Maqedoni / Më 10 maj protesta mbarëkombëtare nën moton “Për drejtësi!”

Më 10 maj protesta mbarëkombëtare nën moton “Për drejtësi!”

21 prill-
Pas konsolidimit të tij dhe shqyrtimit të gjendjes politike dhe formave të mundëshme demokratike të angazhimit dhe veprimit, Këshilli i Organizatave Shqiptare thotë se vendosi që të organizojë PROTESTË gjithëpopullore në Shkup me datën 10 MAJ, nën moton PËR DREJTËSI!

Këshilli i organizatave shqiptare në Maqedoni të mërkurën në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se me 10 maj do të mbahet protesta gjithëpopullore në Shkup, kundër diskriminimit të hapur shtetëror ndaj popullatës shqiptare.

“Gjendja e rënduar politike në Maqedoni e krijuar si rezultat i vendimeve gjyqësore dhe vendimeve qeveritare të cilat shfaqin padrejtësinë dhe diskiminimin e hapur shtetëror ndaj një pjesë të popullatës bëri që javën e kaluar të mblidheshin mbi 40 organizata nga Maqedonia dhe të formojnë Këshillin e Organizatave Shqiptare. Në këtë këshill janë bashkangjitur një numër i madh i organizatave dhe grupeve qytetare nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri si dhe nga rajoni i Pellagonisë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të organizatave shqiptare.

Pas konsolidimit të tij dhe shqyrtimit të gjendjes politike dhe formave të mundëshme demokratike të angazhimit dhe veprimit, Këshilli i Organizatave Shqiptare thotë se vendosi që të organizojë PROTESTË gjithëpopullore në Shkup me datën 10 MAJ, nën moton PËR DREJTËSI!.

Qëllimi i organizimit të protestës sipas organizatorëve është që të kërkohet:

1. Ndërprerja e menjëhershme e proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimi i personave të dënuar në procese të tilla si në rastet e Sopotit, Brodecit dhe Rastet e Hagës.

2. Ndërprerja e menjëhershme e politikave diskriminuese në baza etnike dhe fetare në ekonomi, arsim dhe kulturë siç bëhet me projektin Shkupi 2014, me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, me ndarjen e buxhetit si dhe me përdorimin e simboleve kombëtare.

Këshilli i Organizatave Shqiptare i fton të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve të tyre, të na bashkangjiten në këtë protestë me 10 Maj. Për detajet tjera të protestës do t’ju informojmë një një konferencë tjetër.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *