Home / Lajme / Botë / Me ndihmën e balonave beson të fluturojë mbi La Mansh

Me ndihmën e balonave beson të fluturojë mbi La Mansh

15 prill-

Jonathan ka planifikuar një ulëse speciale me litarë gjatë fluturimit të tij historik mbi kanalin e La Manchit gjatë verës. Kur dëshiron të aterrojë ai duhet t’i plasë balonat me thikë.

Jonathan Trappe po përgatitet për fluturim me balonat e mbushur me helium, me të cilët ka ndërmend të thyej rekordin botëror të fluturimit me balona.

Ai ka planifikuar të fluturojë me balona 35 kilometra në lartësinë prej 2.1 kilometra nëpër kanalin anglez të La Manchit. Për ta arritur këtë, ai duhet të fluturojë pa u ndalur ditë e natë.

Trappe bëri një test në shtëpinë e tij në Karolinën Veriore dhe arriti lartësinë 2.1 kilometra.

Jonathan ka planifikuar një ulëse speciale me litarë gjatë fluturimit të tij historik mbi kanalin e La Manchit gjatë verës. Kur dëshiron të aterrojë ai duhet t’i plasë balonat me thikë.

“Çdo herë që shpërthej një balon, dëgjohet dridhja dhe i tërë konstruksioni dridhet, Edhe pse një metodë e tillë e aterrimit është shumë elementare, mendoj se është e efektshme”, thotë aventuristi 37 vjeçar.

Në lartësinë prej 2 kilometrave temperatura është nën zero, ndërsa Jonathan duhet të marr me vete edhe oksigjen shtesë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *