Home / Lajme / Maqedoni / Me sëpatë mbrohet nga sulmuesit

Me sëpatë mbrohet nga sulmuesit

6 prill-

Pesë personat tjerë, sipas rrëfimit të pronarit të lokalit, që janë njohur me vjedhësin kanë ardhur që të hakmeren me pronarine lokalit pasi ky kishte nxjerrë me forcë shokun e tyre.Policia ka bërë të ditur se pronari ka dhënë disa emra dhe me njërin prej tyre është biseduar

45 vjeçari G.E, ka njoftuar policinë se mbrëmë rreth orës 20.00, në lokaline tij Feniks, që gjendet në rrugën “Lubotenska” në Reçicë të Vogël kanë hy pesë persona dhe mënjëherë atë e kanë sulmuar.

Policia e Tetovës ka bëtë të ditur se dy prej sulmuesve me bishtin e pistoletës e kanë goditur në kokë por G.E, ka arritur të shmanget dhe në hapësirën ndihmëse të lokalit ka marrë sëpatën dhe është drejtuar drejt sulmuesve të cilët kanë ikur nga lokali.

I revoltuar G.E, me sëpatë ka dëmtuar veturën me të cilën kishin ardhur sulmuesit e cila ka qenë e parkuar para lokalit.

Policia e Tetovës së bashku me gjykatësin hetues kanë bërë hetime në vendngjarje, ndërsa janë thirrur në bisedë informative disa persona, me të cilët është biseduar dhe punohet në ndriçimin e plotë të këtij rasti.
Jozyrtarisht, sipas rëfimit të pronarit të lokalit, para se të vijnë sulmuesit një person ka hy brenda në lokal, me qëllim që të vjedh Televizionin por është penguar me forcë dhe nxjerur jashtë.

Pesë personat tjerë, sipas rrëfimit të pronarit të lokalit, që janë njohur me vjedhësin kanë ardhur që të hakmeren me pronarine lokalit pasi ky kishte nxjerrë me forcë shokun e tyre.Policia ka bërë të ditur se pronari ka dhënë disa emra dhe me njërin prej tyre është biseduar

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *