Home / Sport / “Mesi më i mirë se unë? Nëse shënon 1 mijë gola…”

“Mesi më i mirë se unë? Nëse shënon 1 mijë gola…”

Epiteti “mbret” i futbollit tashmë rrezikon t’i kalojë një djaloshi 22-vjeçar, por Pele nuk e pranon ta humbasë kaq lehtë këtë sfidë.

Disa javë më parë ai deklaroi se Leo Mesi nuk është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit. Sot Kampioni i Botës me Brazilin në vitin 1958 dhe 1962 pohon se “Pleshti” katalanas duhet të shënojë 1 mijë gola për të hyrë në histori.

“Të gjithë duan të krahasojnë dikë me mua. Por u them miqve të mi argjentinas që në fillim të zgjedhin kush është futbollisti më i mirë i vendit të tyre dhe pastaj ai duhet të shënojë 1 mijë gola, ashtu si unë”, u shpreh Pele për tabloidin britanik “Daily Mail”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *