Home / Sport / Mesi, një hap larg “Këpucës së Artë”

Mesi, një hap larg “Këpucës së Artë”

Asi argjentinas i Barcelonës është kandidati kryesor për të fituar trofenë e vetëm personal që mungon në vitrinën e tij të arritjeve: “Këpucën e Artë”.

Ai është një kanibal që nuk i lë të tjerëve as eshtrat. Pasi fitoi “Topin e Artë” dhe “Lojtarin më të mitë të vitit”, Leo Mesi është kandidati kryesor për të fituar edhe “Këpucën e Artë”. Me golin e shënuar ndaj Realit të Madridit të shtunën, “Pleshti” katalanas u ngjit në krye të klasifikimit të golashënuesve europianë, duke kaluar Uejn Runin.

Përveç talentit të Barcelonës dhe bomberit të Mançester Junajtid, në garë për të fituar titullin e golashënuesve është edhe Drogba, Luis Suarez i Ajaksit e të tjerët me radhë. Klasifikimi hartohet duke shumëzuar numrin e golave të shënuar nga lojtari, me koeficientin e vështirësisë së kampionatit.

Ja renditja e golashënuesve deri tani:

MESI – Barcelona – 54 pikë (27 X 2)
RUNI – Mançester Utd – 52 pikë (26 X 2)
DROGBA – Çelsi – 50 pikë (25 X 2)
SUAREZ – Ajaks – 49.5 pikë (33 X 1.5)
HIGUAIN – Real Madrid – 48 pikë (24 X 2)
DI NATALE – Udineze – 46 pikë (23 X 2)
BENT – Sandërlend – 44 pikë (22 X 2)
TEVEZ – Mançester Siti – 42 pikë (21 X 2)
DOUMBIA – Young Boys – 40.5 pikë (27 X 1.5)
VILA – Valencia – 40 pikë (20 X 2)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *