Home / Sport / Messi jashtëtokësor:4 gola Arsenalit

Messi jashtëtokësor:4 gola Arsenalit

Një Messi që tmerroi të tërin Arsenalin. Një Messi që shënoi katër gola. Messi i pandalshëm, për të cilin edhe gazetat më të njohura spanjolle nuk gjenin fjalë për t’ia përshkruar magjinë që prodhoi në sfidën me Arsenalin.

Barcelona është klubi i dytë evropian që ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi me lehtësi ka mposhtur Arsenalin me rezultat 4:1, i cili takim mund të quhet edhe si Mesi – Arsenal, pasi 4 golat për Barcelonën i ka shënuar super ylli i futbollit, Mesi.
Takimi u zhvillua me tensione te larta, por edhe pse Arsenali arriti te shënoi i pari, nuk mundi të mbajë për shumë minuta këtë epërsi, pasi Mesi, i cili po shkelen me lojën e tij të bukur dhe atraktive, tundi 4 herë portën kundërshtare.
Në takimin e parë, rezultati ishte i barabartë, 2:2, kurse të dy trajnerët e klubeve kishin njoftuar se lojtarët e tyre do të “luftojnë” për çdo top në fushë për të siguruar fitoren.
Fitorja e Barcelonës e bënë më interesant takimin e radhës në gjysmëfinale, ku do të takohen Inter dhe Barcelona.

Klubi italian Inter ka arritur që të sigurojë kalimin ën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti në Moskë ekipin rus, CSKA, me rezultatin 1:0. Interi edhe në takimin e parë të zhvilluar në Milano, ka shënuar një rezultat të njëjtë 1:0, dhe u bë ekipi i parë që ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Hera e fundit kur Inter ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është sezoni 2002/2003.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *