Home / Sport / Mllefin e Vardarit, e nxjerrin te Milano

Mllefin e Vardarit, e nxjerrin te Milano

Ekipi i Milanos nuk është për tu nënçmuar, pasi në këtë pjesë të sezonit tregojnë lojëra të mira edhe pse rezultatet deri diku i mungojnë ata kanë paraqitje të mira. Megjithatë mendoj se ekipi jonë në këtë ndeshje do të tregojë fytyrën e vërtetë dhe do të shënojë fitore”, – deklaroi ndihmës trajneri i Renovës, Bujar Islami.

Lideri i renditjes në Ligën e Parë dhe pretendenti kryesor për titullin e kampionit shtetëror, Renova të premten në stadiumin e qytetit në Tetovë takohet me skuadrën kumanovare Milanon. Xhepçishtasit kërkojnë fitore për të rruajtur diferencën në kreun e tabelës, si dhe për të dëshmuar se disfata nga Vardari ishte vetëm një ditë e dobët.
“Ne analizuam paraqitjen e dobët kundër Vardarit dhe erdhëm në përfundim se ajo ishte vetëm një ditë e dobët që mund t’i ndodhë çdo skuadre. Pas gjithë rezultateve pozitive që kemi shënuar deri tani, mendoj se në futboll mund të ndodh që ekipi të gjendet në një ditë të keqe. Kjo gjë u ndodh edhe ekipeve Europiane, por futbolli është i tillë dhe ne përjetuam një gjë të tillë. Komplet ekipi nuk ishte në nivel, nuk bëhet fjalë për individ. Prandaj ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe i kemi marrë të gjithë masat e nevojshme që mos të përsëritet në të ardhmen. Megjithatë është mirë që paraqitja e dobët ndodhi tani, që kjo të jetë një mësim për në të ardhmen”, – deklaroi ndihmës trajneri i Renovës Bujar Islami.
Megjithatë ajo çka është humbur nuk mund të kthehet dhe në taborin e Renovës i janë kthyer asaj që pason në të ardhmen. Tani në fushë të vet takohen me ekipin e fundit në renditje Milanon. Mirëpo të gjithë janë të vetëdjshëm se nuk do të jetë ndeshje e lehtë, pasi Milano në pranverë ka konsoliduar rradhët e veta dhe është skuadër që vështirë mundet. Edhe pse “gjipspunuesit” presin fitore, ata maksimalisht respektojnë kundërshtarin duke ftuar në kujdes, pasi nuk duhet lejuar që pozita e Milanos në renditje të sjell lëshim në rradhët e Renovës.
“Jemi përgatutur njëjtë si për të gjitha ndeshjet tjera edhe për këtë kundërshtar. Ne për çdo lojë mendojmë ndaras dhe fokusohemi për përballjen që e kemi në vijim. Kemi punuar maksimalisht dhe presim rezultat pozitiv nga ky takim dhe për më shumë të shtoj se as që e vëndojmë në dyshim fitoren. Ekipi i Milanos nuk është për tu nënçmuar, pasi në këtë pjesë të sezonit tregojnë lojëra të mira edhe pse rezultatet deri diku i mungojnë ata kanë paraqitje të mira. Megjithatë mendoj se ekipi jonë në këtë ndeshje do të tregojë fytyrën e vërtetë dhe do të shënojë fitore”, – përfundoi Islami.
Takimi Renova-Milano zhvillohet të premten për shkak se në terminin e rregullt të dielën stadiumi i qytetit në Tetovë është i zërë, pasi Teteksi pret Vardarin, ndërsa të shtunën lideri i Ligës së Dytë, Shkëndija luan me Napredokun. Ndeshja ndërmjet Renovës dhe Milanos fillon në orën 16:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë treshja e arbitrave nga Shkupi, në krye me Kiprijanovskin dhe assistentët e tij Veliçkovqi e Stojanovski.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *