Home / Sport / Mourinjo: Ndryshuam historinë

Mourinjo: Ndryshuam historinë

Trajneri zikaltër u shpreh i kënaqur me suksesin në Moskë, që i siguroi Interit një biletë për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Ky është një ndryshim i plotë i historisë së Interit gjatë viteve të fundit në Champions. Kemi një skuadër plot besim, që mund ta fitojë ose jo këtë veprimtari. Por një gjë është e rëndësishme: ky Inter është për Champions. Historia jonë në Europë ka ndryshuar”, theksoi portugezi në përfundim të ndeshjes së fituar 1-0 në transfertën me CSKA-në e Moskës.

Duke komentuar takimin e mbrëmjes së djeshme në stadiumin “Luzhniki”, “I veçanti” shtoi: “Goli i shpejtë na ndihmoi të kontrollonim lojën më lehtë. Sot patëm fatin që na mungoi në ndeshjen e parë në Milano. Fakti që luftojmë në tre fronte tregon që skuadra është e fortë dhe lojtarët meritojnë përgëzimet më të mira”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *