Home / Lajme / Maqedoni / Në fshatërat e vërshuara të Tetovës ujë jo i pijshëm bakterial

Në fshatërat e vërshuara të Tetovës ujë jo i pijshëm bakterial

22 prill-
“Nga analizat e marra në Qendrën për shëndet publik në Tetovë është konstatuar se uji për pirje në fshatrat Kopancë, Raotnicë dhe Jançishtë nuk është për përdorim. Po ndërmerren masa për klorizimin e tij, ndërsa vetëqeverisja lokale duhet të gjejë vendim për sigurimin e popullatës me ujë të pastërt për pije”, deklaroi Talevski.

Urim Hasipi
Derdhja e lumit Vardar është pasojë e rrjedhjes së rritur të ujit nga degët e tij Pena, Lumi i Poroit, Lumi i Neproshtenit dhe Bogovinës, e shkaktuar nga reshjet intensive të shiut dhe shkrirjes së borës nga masivi i Malit Sharr.

Nga Qendra për menaxhim me kriza pohojnë, sipas informacioneve të Elektranave të Maqedonisë, se derdhja e ujit nga Liqeni i Mavrovës në Vardar, nuk është shkak për derdhjen në atarin në fshatërat Raotnicë, Tidencë dhe Kopance në komunën e Tetovës, Jegunovc.

Zëdhënësi i QMK, Mishko Talevski sot në konferencë shtypi kumtoi se pas kontrollit të bërë sanitar – higjienik të vendeve të banuara dhe analizave laboratorike të përbërjes bakteriologjike dhe kimike të ujit, është përcaktuar se ai nuk është për t’u pirë.

“Nga analizat e marra në Qendrën për shëndet publik në Tetovë është konstatuar se uji për pirje në fshatrat Kopancë, Raotnicë dhe Jançishtë nuk është për përdorim. Po ndërmerren masa për klorizimin e tij, ndërsa vetëqeverisja lokale duhet të gjejë vendim për sigurimin e popullatës me ujë të pastërt për pije”, deklaroi Talevski.

Përndryshe, në fshatërat e vërshuara në Jegunovc, sipas matjes në mëngjes, niveli i lumit Vardarit është zvogëluar për 10 centimetra, ndërsa Komisioni për vlerësimin e dëmeve sot sërish do të bëjë kontroll në sipërfaqet e vërshuara që të përcaktohen pasojat nga derdhjet.

Nga QMK njoftojnë se ka derdhje në Vardar edhe në atarin e Lisiçes së Vogël, me ç’rast janë vërshuar sipërfaqe përpunuese nga ana e djathtë e lumit. Derdhje ka pasur edhe në territorin e komunës së Gazi Babës, por nuk është paralajmëruar dëm në amvisëritë.

Derdhja e Vardarit është vërejtur edhe në fshatin Radushë dhe në atarin e fshatit Rahçe. Burimi i ujit të pijshëm i ujësjellësit të qytetit për Shkup, pohon zëdhënësi Talevski, nuk është rrezikuar nga ujërat e ardhura të lumit Vardar.

Sipas informacioneve nga kryetari i komunës Zelenikovë është vërshuar edhe rruga lokale, e cila çon drejt fshatërave Novosellë dhe Pakoshevë, me çka është bërë ndërprerje në komunikacionin e këtyre vendeve. Rreth 10 hektarë livadhe dhe sipërfaqe të korrura janë vërshuar edhe në Plasnicë, ku derdhet lumi Traska. Në rajonin e Kërçovës, Treska ka vërshuar një vend të papërpunuar në atarin e fshatit Bigor Dolneci, Vraneshnicë, Podvis, Popollzhan dhe Sërbjan.

Nga QMK apelojnë që qytetarët të mos i shfrytëzojnë kanalet sekondare dhe terciale për hudhjen e mbeturinave kolektive dhe individuale, pasi që kjo do të pamundësojnë kanalizim adekuat të ujërave atmosferikë, me çka mund të krijojë rrezik potencial për derdhje lokale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *