Home / Lajme / Maqedoni / Në grevë gati të hyjnë gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së në Idrizovë

Në grevë gati të hyjnë gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së në Idrizovë

21 prill-
“Ne jemi ka shqyrtojmë vendimin që të gjithë të futemi në grevë urie, së bashku me sopotasit, sepse nuk shkon më, të dergjemi burgjeve, për diçka që nuk kemi bërë dhe asnjëherë nuk do ta pranojmë. Apelojmë që të shqyrtohen këto raste me një ndërmjetësim dhe drejtësi ndërkombëtarë”, ka theksuar një nga të burgosurit, i njohur edhe si ish-komandant i UÇK-së, i cili ditëve të fundit vlerëson se do ta bëjë publike qëndrimin e prerë.

Grevës së të burgosurve të rastit të Sopotit pritet të bashkëngjiten edhe gjithë të burgosurit e tjerë të dënuar shqiptarë në rastet e montuara politike që janë trajtuar që pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001.

Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda burgut të Idrizovës ku po zhvillohet greva disaditëshe e të burgosurve të Sopotit.

“Ne jemi ka shqyrtojmë vendimin që të gjithë të futemi në grevë urie, së bashku me sopotasit, sepse nuk shkon më, të dergjemi burgjeve, për diçka që nuk kemi bërë dhe asnjëherë nuk do ta pranojmë. Apelojmë që të shqyrtohen këto raste me një ndërmjetësim dhe drejtësi ndërkombëtarë”, ka theksuar një nga të burgosurit, i njohur edhe si ish-komandant i UÇK-së, i cili ditëve të fundit vlerëson se do ta bëjë publike qëndrimin e prerë.

Në burgun e Idrizovës po mbajnë burgun të dënuarit për rastet e shpërthimeve në Kumanovë gjatë vitit 2003, rasti i grupit të komandant Avdil Jakupit- Çakalla, rasti i Brodecit, rasti i shpërthimeve në hekurudhën Beograd-Shkup, gjegjësisht në fshatin Vaksincë, etj. Ndërkohë, dy deputetët e zonës së Kumanovës dhe Likovës, Hajrulla Misini nga BDI dhe Abedin Zymberi nga DR-ja kanë vizituar nga afër të burgosurit e rastit të Sopotit, duke u njohur me gjendjen e tyre të rëndë shëndetësore.

“Vërtet ishte një pamje shqetësuese sepse gjendja e tyre shëndetësore është shumë e vështirë, kanë humb shumë në peshë sidomos tre të burgosurit deri në 10 kilogramë pesha e tyre është zvogëluar. Gjendja e Sulejman Sulejmanit është vështirësuar tejmase dhe për këtë shkak ai pranon infuzion. Vërtet është për tu dhënë një vërejtje ndaj institucioneve gjyqësore apo në tërësi të Qeverisë që ti ndërmerr hapat më së shpejt jo vetëm ti lirojë këto por edhe ti ndërpret të gjitha proceset e tjera të montuara”, ka deklaruar deputeti Zymberi.

Deputeti Misini ka kërkuar që mos të keqpërdoret ky rast për qëllime politike nga parti dhe shoqata politike. ““U apelojmë të gjithëve, edhe shoqatave edhe atyre që e bëjnë politikën, të mos politizohet rasti i tyre sepse nuk ka të bëj me politikë ata kërkojnë vetëm drejtësi”, ka theksuar deputeti i BDI-së duke paralajmëruar se po bëhen përpjekje për të vazhduar procesin gjyqësor nga fillimi.

Një nga të burgosurit, Samet Lutfiu ka deklaruar p se gjendja e tyre shëndetësore është në gjendje tejet të përkeqësuar.

“Jemi në gjendje të mjeruar për momentin dhe dita ditës po bëhet më vështirë. Nuk kemi pranuar që të na shohin familjarët në këtë gjendje sepse do të tmerrohen”, ka deklaruar Samet Luftiu, i cili është një nga pesë të burgosurit të futur në grevë urie. Në gjendje më të rëndë shëndetësore është plaku 70 vjeçar Sulejman Sulejmani, i cili i është nënshtruar pranimit të infuzioneve nga ana e mjekëve të burgut. Familjarët theksojnë se janë të tmerruar për fatin e të afërmve të tyre dhe se presin mbështetje më të gjerë për ngritjen e zërit për drejtësi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *