Home / Lajme / Maqedoni / Në rastin e ‘Ditëve të Frankofonisë’ u promovua libri me poezi të Daim Iljazit

Në rastin e ‘Ditëve të Frankofonisë’ u promovua libri me poezi të Daim Iljazit

1 prill-
Autori i Daim Iljazi theksoi se në librin “Marrëzi ballkanike” është impresionuar nga qëndrimi i tij si diplomat në Paris, ku ai bëri një paralele të mentalitetit evropian modern dhe jetës së njeriut ballkanik.

Në kuadër të “Ditëve të frankofonisë”, në Galerinë e Arteve në Tetovë, Daim Iljazi promovoi librin me poezi “Marrëzi Ballkanike” në gjuhën shqipe dhe frënge dhe njëkohësisht u hap edhe ekspozita personale e autorit me fotografi të varreve të Parisit.

Në fjalën e rastit ambasadori francez Zhanklod Shlumberze, tha se është shumë i lumtur që merr pjesë në një manifestim për nder të Frankofonisë dhe është i impresionuar nga poemat e Daim Iljazit si dhe nga ekspozita me fotografi të varreve të Parisit ku pushojnë personalitete të larta të artit, kulturës dhe shkencës.

Drejtori i Aleancës franceze në Tetovë, Paul Çamberi deklaroi se me kënaqësi të madhe e ka organizuar këtë manifestim që është një freski kulturore për Tetovën.

Autori i Daim Iljazi theksoi se në librin “Marrëzi ballkanike” është impresionuar nga qëndrimi i tij si diplomat në Paris, ku ai bëri një paralele të mentalitetit evropian modern dhe jetës së njeriut ballkanik.

Për librin foli edhe Alush Kamberi i cili tha se të shkruash është njëherazi gjëja më e lehtë dhe më e vështirë.

“Të duket se për Daim Ilazin nuk është as shumë e vështirë, as shumë e lehtë. Ai qëndron midis të dyjave. Lirizmi i tij i thellë fshehet pas një tisi të sipërfaqshëm. Gjuha e poezisë së tij nuk e shteron, por vetëm sa e fshik si kalimthi lëmin e interesave të tij intelektualë, për të na hapur një portë të gjerë kureshtish, pyetjesh, dyshimesh. Gjuhë e shqetësuar, e ashpër, zhbiruese. Gjuhë, së fundi, e drejtpërdrejtë, por jo e pangarkuar me simbole dhe alegori”, thotë Alush Kamberi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *