Home / Lajme / Maqedoni / Në Tenovë arrestohet një i dënuar për vuajtjen e dënimit me burg

Në Tenovë arrestohet një i dënuar për vuajtjen e dënimit me burg

Shkup, 1 prill
Për dallim nga të arrestuarit e tjerë, A.U. arriti t’i ikë policisë dhe ilegalisht ta braktisë Republikën e Maqedonisë. Në vitin 2003, është arrestuar në afërsi të f. Radolishtë të Strugës, me ç’rast tek ai janë gjetur armë dhe municion të cilat në mënyrë ilegale i ka poseduar. Menjëherë është arrestuar dhe me urdhër gjyqësor është transferuar në Burgun vrojtues në Shuto Orizar.

Në aksion të Njesisë për sistemim të shpejtë në fshatin Tenovë të Tetovës, dje u arrestua A.U. (43) nga ky fshat, i cili gati pesë vjet kërkohej me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg me kohëzgjatje prej 12 viteve për shkak të dy aktgjykimeve.

Siç kumtoi MPB-ja, në aksion, ai është arrestuar në shtëpinë e tij gjatë tentimit të arratisjes, pasi i ka parë policët specialë.

I arrestuari është dënuar për rrëmbimin e pesë civilëve në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të Zherovjanit në vitin 2002. Aëherë, së bashku me të dyshuarit e tjerë për rastin e njëjtë e kushtëzonin lirimin e të rrëmbyerve me lirimin e personave të dënuar.

Për dallim nga të arrestuarit e tjerë, A.U. arriti t’i ikë policisë dhe ilegalisht ta braktisë Republikën e Maqedonisë. Në vitin 2003, është arrestuar në afërsi të f. Radolishtë të Strugës, me ç’rast tek ai janë gjetur armë dhe municion të cilat në mënyrë ilegale i ka poseduar. Menjëherë është arrestuar dhe me urdhër gjyqësor është transferuar në Burgun vrojtues në Shuto Orizar.

Përmes avokatëve të tij ka kërkuar përsëritje të procedurës në të cilën është dënuar për rrëmbim, ndërsa krahas pranimit, nga gjykata i është lejuar edhe në këtë procedurë edhe në procedurën për posedim pa leje të armëve të mbrohet në liri.

Në dy procedurat A.U. sërish është shpallur fajtor, me aktgjykime të plotfuqishme nga 29.04.2005 për privim kundërligjor nga liria dhe nga 16.03.2006 për posedimin e armëve pa leje. Megjithatë, prej atëherë, sërish është i paaritshëm për organet e ndjekjes dhe në bazë të urdhërit gjyqësor pas tij është shpallur urdhër arrestim.

A.U. është personi i dytë i dënuar me dënim të lartë me burg i cili gjatë dhjetë ditëve të kaluara u arrestua në aksion të organizuar të njesive speciale të policisë. Më 19 të muajit të kaluar nga liria u privua M.A.-Meka (29) nga Tetova, i cili dhjetë vjet kërkohej për vuajtjen e dënimit me 22 vjet burg, për vepra të rënda të shumta të kryera në rajonin e Pollogut si tentime për vrasje, shantazh, plaçkitje, vjedhje të rënda dhe të tjera

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *