Home / Lajme / Maqedoni / Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes mes Maqedonisë dhe Kosovës

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes mes Maqedonisë dhe Kosovës

14 prill-
Ministri Mujota, i cili është pritur me nderime shtetërore dhe ushtarake dhe ministri Konjanovski paralajmruan se bashkëpunimi do të zhvillohet së pari në pjesën e shëndetësisë ushtarake dhe aktivitetet e përbashkëta stërvitore, ndërsa në bazë të memorandumit do të formohen edhe komisione, të cilat do ta precizojnë planin bilateral për bashkëpunim për vitin 2010.

Urim Hasipi
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoran Konjanovski dhe ministri i Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës Fehmi Mujota, nënshkruan Memorandum për zhvillimin mes dy ministrive, si bazë për fillimin e bashkëpunimit bilateral.

Ministri Mujota, i cili është pritur me nderime shtetërore dhe ushtarake dhe ministri Konjanovski paralajmruan se bashkëpunimi do të zhvillohet së pari në pjesën e shëndetësisë ushtarake dhe aktivitetet e përbashkëta stërvitore, ndërsa në bazë të memorandumit do të formohen edhe komisione, të cilat do ta precizojnë planin bilateral për bashkëpunim për vitin 2010.

“Kemi mjaft përvojë për të cilën vlerësojmë se mund ta këmbejmë me fqinjët tanë, të ndihmojmë në ndërtimin e institucioneve demokratike. Kjo do të kontribuojë edhe në dimensione rajonale”, deklaroi pas takimit ministri Konjanovski.

Ministri kosovar i Forcave të Sigurisë, Mujota vlerësoi se gjendje e sigurisë në rajon në këtë moment është shumë më e mirë se kurdoherë tjetër.

“Kjo është vetëm në dëshmi se ne jemi faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Maqedonia në momentin e duhur e ka bërë hapin e duhur për të mirën si të vendit, ashtu edhe të rajonit”, tha mes tjerash Mujota.

Në pyetjen e gazetarëve se si është situata në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, Mujota konstatoi se në afat rekord është arritur marrëveshja për shënimin e kufirit dhe se çdo ditë, nënvizoi, gjithnjë e më tepër kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë i ngjan kufijve të BE-së.

Ai sqaroi se forcat kosovare të sigurisë, të formuara në bazë të Kushtetutës kosovare dhe propozimit të Marti Ahtisari, ish-i dërguar special i KB-së për statusin e Kosovës, janë multietnike dhe të afta t’i mbrojnë interesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Kosova i ndërton forcat e sigurisë me ndihmë dhe prani të NATO forcave në rajon, ndërsa kursi i ynë politik është drejt integrimit të tërësishëm në Aleancë. Jemi të sigurtë se edhe fqinji ynë Serbia do ta pranojë këtë dhe do të ndihmojë të gjithë të jemi pjesë e NATO-s”, tha Mujota.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si Kosova mund të bëhet anëtare e NATO-s kur nuk është e njohur nga disa vende-anëtarë të Aleancës, ministri Mujota tha se disa nga ato vende kanë ushtarë të tyre në Kosovë në kuadër të NATO-s. Vet prania e tyre, sipas tij, çon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ademi-Mujoto: Marrëdhëniet mes dy vendeve të mira, pritet këmbimi i përvojave në procesin e integrimit dhe liberalizimit të vizave

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi sot ka realizuar takim me Ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota i cili ishte për një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Në këtë takim, sipas kabinetit të Ademit, bashkëbiseduesit marrëdhëniet në mes dy vendeve i vlerësuan si të mira, veçanërisht u përshëndet bashkëpunimi në sferën e mbrojtes, në të cilën sot dy ministritë përkatëse nënshkruan edhe marrëveshjen për bashkëpunim.

Zëvendëskryeministri Ademi shprehu gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për këmbimin e përvojave me Republikën e Kosovës në procesin e integrimit dhe liberalizimit të regjimit të vizave.

Ai theksoi se Maqedonia vazhdon reformat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se shpreson edhe në tejkalimin e pengesës së fundit, çështjes së emrit.

“Vendi i shteteve ballkanike është në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe alternativë tjetër nuk ka”, shtoi zëvendëskryeministri Ademi.

Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, tha se është mirëpritur vendimi e Qeverisë së RM-së për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e Ambasadës në Kosovë. Ai theksoi se marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve kontribuojnë edhe në stabiltetin e rajonit.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *