Home / Lajme / Maqedoni / Nga koordinmet kuvendore te Veljanovski po tërhiqet edhe Demokracia e Re

Nga koordinmet kuvendore te Veljanovski po tërhiqet edhe Demokracia e Re

7 prill-
“Shumica parlamentare nuk pranoi të debatohet për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për mësimin e gjuhës maqedone te fëmijët shqiptarë nga klasa e parë, si dhe për dokumentet personale. Kjo tregon se shumica parlamentare nuk ka ndjenjë për kërkesat e opozitës”, tha Kadriu.

Pasi dje grupi i deputetëve të LSDM-së, por edhe të PRSD-së, PL-së dhe Alternativa e Re kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në koordinimet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, sot për hap të tillë është vendosur edhe Demokracia e Re.

Si shkak për vendimin e tillë, koordinatorja e grupit të deputetëve të DR-së, Flora Kadriu e potencoi, siç tha, marrëdhënien injorante të shumicës parlamentare ndaj iniciativave dhe kërlesave të opozitës për debate për shumë çështje.

“Shumica parlamentare nuk pranoi të debatohet për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për mësimin e gjuhës maqedone te fëmijët shqiptarë nga klasa e parë, si dhe për dokumentet personale. Kjo tregon se shumica parlamentare nuk ka ndjenjë për kërkesat e opozitës”, tha Kadriu.

Sipas saj, për shkak të sjelljes së tillë, shumica parlamentare do të duhet ta pranojë përgjegjësinë për atë se do të prishet dialogu politik.

marrja e së drejtës së Parlamentit që t’i shqyrtojë raportet revizore, si dhe llogaria përfundimtare e Buxhetit, për të cilin shkak LSDM-ja dje vendosi t’i ndërpresë koordinimet, prë Demokracinë e Re paraqesin vetëm shkak shtesë që edhe ata të marrin vendim të tillë dhe, siç tha Kadriu, të mos paraqesin vetëm dekor në këto mbledhje

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *