Home / Sport / Nuri Mustafi i sjell tre pikë Sundsvallit

Nuri Mustafi i sjell tre pikë Sundsvallit

Skuadra e futbollit Sundsvall që bën gara në ligën e dytë suedeze, duke iu falënderuar futbollistit nga Shemshova e Tetovës, Nuri Mustafi, shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër skuadrës së Brages.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të javës së parë të këtij rangut të garave dhe Sundsvalli me Mustafin e nisën mbarë. Katër minuta pa përfunduar ndeshja, Nuri Mustafi, shënoi golin e fitores, duke i dhënë tri pikë në hapje të edicionit skuadrës së tij. Të parët avansuan vendasit përmes futbollistit Skulason në minutën e 62-të, ndërsa miqtë barazuan në minutën e 77-të me anë të Eklundit. Mirëpo që Gif Sundsvall të startojë suksesshëm në kampionat u përkujdes ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Mustafi, i cili katër minuta pa përfunduar takimi shënoi golin e vlefshëm tre pikë. Sundsvalli më fitoren në hapje të edicionin të ri renditet në vendin e katërt me tri pikë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *