Home / Sport / Olimpik Marsej pranë titullit të kampionit

Olimpik Marsej pranë titullit të kampionit

Futbollistët e Olimpikut nga Marseji pas fitores në Sosho me rezultat 1:0 kanë bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit.

Gjashtë xhiro para përfundimit të kampionatit – “Ligue 1”, Marseji ka pesë pikë epërsi ndaj Okserit në vendin e dytë.
Golin e fitores për skuadrën nga “Veledrome” e shënoi Mbia vetëm dy minuta para përfundimit të takimit me Soshon.
Të mëkurën mbrëma u zhvillua edhe një takim i mbetur nga java e 26-të, ku Bordo pësoi humbje të papritur në Le Man (2:1), ndonëse avancoi pas vetëm tetë minutave lojë, por deri në pushim, rivali që sipas të gjitha gjasave edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën e dytë, arriti me dy gola të kaloi në epërsi që e ruajti me sukses deri në fund.

Ligue 1 – ndeshjet e mbetura nga java e 26-të

Rezultatet

Le Man – Bordo 2:1 (2:1)
Sosho – Olimpik Marsej 0:1 (0:0)

Tabela: Marseji 65 pikë, Okseri 60, Lioni 58, Montpele 58, Bordo (-1 ) 56, Lili 55, Reni 50, Lorienti 50, Monako 49, PSZH 44, Valencieni (-1) 44, Nansi 42, Tuluzi 42, Lensi 38, Sosho 37, Nica 36, Sent Etjeni 35, Le Mani 25, Bulonji 24, Grenobël i fundit me 15 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *