Home / Sport / Orlando në gjysmëfinale të Konferencës

Orlando në gjysmëfinale të Konferencës

Orlando Mexhik është skuadra e parë në garat e play-off-it të sivjetmë të NBA-së që ka siguruar kalimin në rrethin e dytë, gjegjësishtë në gjysmëfinale të Konferencës.

Skuadra nga Florida pas vetëm katër ndeshjeve ka mënjanuar Sharlot Bobkejts (4:0) duke i fituar të katër përballjet.
Në takimin e katërt që u zhvillua në “Time Warner Cable Arena”, skuadra e Orlandos fitoi me shifrat 90:99, ndërsa u veçuan Uins Karter me 21 pikë, Xhameer Nelson me 18 dhe Rashar LKuis me 17 pikë.
Tajrus Tomas i vendasve arriti 21 pikë që është rekord i karrierës në garat e play-off-it.
Orlando në gjysmëfinale të Lindjes do të pret më të mirin nga seria çerekfinale ndërmjet Atlanta Houks – Milvoki Baks.
Këto dy ekipe mbrëmë u takuan në takimin e tyre të katërt në “Bradley Center” të Milvokit.
Baksat e fituan sfidën e dytë radhazi (111:104) për të barazuar serinë çerekfinale në 2:2.
Xhenings me 23, dhe Salmos e Delfino (6/8 gjuajtjet për tri pikë) me nga 22 pikë ishin më meritorët në fitoren e mbrëmshme.
Xhoe Xhonson në anën tjetër ishte më efikasi në radhët e Houksave me 29 pikë, Kraford shënoi 21, ndërsa Smith 20 pikë.
Në Konferencën e Perëndimit u zhvillua vetëm takimi ndërmjet Feniks Sans dhe Portland Blejzers që e fitoi skuadra nikoqire me rezultat 107:88.
Amar Studemair ishte më efikasi tej Sans me 19 pikë i ndihmuar nga Nesh me 14 pikë dhe 10 asistime, derisa Miller me 21 dhe Aldrixh e Bajles realizuan nga 17 pikë për Blejzersat..
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Feniks avanconë serinë 3:2 dhe për plasman në gjysmëfinale i nevojitet edhe një fitore.
Sfida e gjashtë zhvillohet pas dy ditësh në Portland.

Rezultatet e xhiros së parë të Play-off-it

Konferenca e Lindjes

Rezultatet:

Sharlot – Orlando 90:99
(Orlando e fitoi serinë 4:0)

Milvoki – Atlanta 111:104
(Pas katër ndeshjeve seria është barazuar në 2:2)

Konferenca e Perëndimit

Feniks – Portland 107:88
(Feniks avanconë serinë 3:2)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *