Home / Lajme / Botë / Osama bin Laden person non grata në Facebook

Osama bin Laden person non grata në Facebook

19 prill-
Denoncimi për ekzistencën e këtyre faqeve në Facebook, është bërë nga media britanike e cila konstatoi ekzistencën e faqeve në Facebook nën emrin e Osama bin Laden.

omuniteti më i madh social në botë, Facebook, ka mbyllur të gjitha profilet e hapura javët e fundit me emrin e kryeterroristit ndërkombëtar Osama Bin Laden.

Denoncimi për ekzistencën e këtyre faqeve në Facebook, është bërë nga media britanike e cila konstatoi ekzistencën e faqeve në Facebook nën emrin e Osama bin Laden.
Në këto faqe numri i vizitorëve dhe anëtarëve kishte arritur mbi një mijë.

Fenomeni tërhoqi vëmendjen e mediave britanike të cilat e bënë publike këtë fakt dhe reagimi duket se nuk ka vonuar shumë: të gjitha faqet me emrin e Osama bin Laden dhe fotot e tij janë mbyllur.
Profilet e tilla të konsideruara “problematike” e konsideronin kryeterroristin si “liderin e muxhahedinëve”.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *