Home / Lajme / Rajon / Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

15 prill-
“I bëjmë thirrje Beogradit të gjejë mënyrë të bashkëpunojë për çështje konkrete humanitare të Kosovës me çka do t’ju ndihmohet bashkësive serbe ta përmirësojnë kualitetin e jetesës”, theksoi Gordon.

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, deklaroi ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe evroaziatike Philip Gordon në debatin e nënkomitetit të Senatit për punë të jashtme i titulluar si “punë e papërfunduar në Evropën Juglindore, mundësi dhe sfida në Ballkanin Perëndimor”.

“I bëjmë thirrje Beogradit të gjejë mënyrë të bashkëpunojë për çështje konkrete humanitare të Kosovës me çka do t’ju ndihmohet bashkësive serbe ta përmirësojnë kualitetin e jetesës”, theksoi Gordon.

Ndihmës-sekretari Gorodon theksoi se Serbia ka Qeveri demokratike proevropiane e cila pretendon në qeverisjen e së drejtës dhe reformave tregtare si dhe zhvillimin e marrëdhënieve me fqinjët “me përjashtim të Kosovës”.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *