Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: BDI dhe DR bëjnë skenar për zgjedhje të parakohëshme

PDSH: BDI dhe DR bëjnë skenar për zgjedhje të parakohëshme

14 prill-
“Dita ditës gjithnjë e më shumë qytetarët po e kuptojnë se vazhdimi I prezencës së dy partive shqiptare në parlament, e cila nuk reflekton pozitivisht për ndryshimin e statusit të shqiptarëve, vetëm sa me prezencës e tyre I legjitimojnë , vendimet, ligjet pjesa dërmuese e të cilave janë kundër interesave të shqiptarëve.

Pas lëshimit të mbledhjes së komisionit për sistem politik nga ana e deputetëve të BDI-së dhe Dr-së ka reaguar Partia Demokratike Shqiptare. Për këtë parti, ky akt është skenar I mirëpërgatitur nga ana e Gruevskit dhe dy partive shqiptare për zgjedhje të parakohëshme dhe përmiërësim të rejtingut.

“ Lëshimi I mbledhjes nga ana e deputetëve të BDI-së dhe grupimit të Selmanit, bëhet në kuadër të skenarit të parapërgatitur mes VMRO-DPMNE-së dhe këtyre dy subjekteve.

Në njërën anë bëhet me qëllim të përmirësimit të rejtingut të dy partive shqiptare dhe në anën tjetër përgatitet tereni që Nikolla Griuveski të ketë alibi për të shpallur zgjedhje të parakohëshme me arsyetimin për shkak të problemeve në funskionimin e koalicionit qeveritar. Këta deputet të BDI-së dhe DR edhe më herët materialet e mbledhjeve të komisionit për sistem politik i kanë marrë në gjuhën maqedone por nuk kanë manifestuar pakënaqësi.

Dhe kjo do të ishte preteks të lëshojnë mbledhjet e këtij komisioni”, tha Iljaz Halimi nënkryetar I PDSH-së.

AI rikujtoi se për shkak të mos zbatimit të dy gjuhësisë, të gjuhës shqipe në parlament por edhe injorimi I vazhdueshëm I kërkesave të grupit të deputetëve të PDSH-së, që kishin të bënin me avancimin e pozitës së shqiptarëve, në mungesë të konsensusit para 7 muajve PDSH-ja braktisi parlamentin në shenjë revolte.

“Dita ditës gjithnjë e më shumë qytetarët po e kuptojnë se vazhdimi I prezencës së dy partive shqiptare në parlament, e cila nuk reflekton pozitivisht për ndryshimin e statusit të shqiptarëve, vetëm sa me prezencës e tyre I legjitimojnë , vendimet, ligjet pjesa dërmuese e të cilave janë kundër interesave të shqiptarëve.

Andaj, këto dy grupime politike, sa më shpejt duhet të lëshojnë parlamentin, kurse BDI edhe qeverinë që të ndërpritet legjitimimi I projekteve antishqiptare që çdo ditë I promovon Nikolla Gruevski”, deklaroi Halimi.U.H

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *