Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: BDI harroi zonën ekonomike në Tetovë

PDSH: BDI harroi zonën ekonomike në Tetovë

6 prill-
Përkujtojmë BDI-në se zona e lirë ekonomike në Tetovë, është projekt me prioritet para zonës së lirë ekonomike në Shtip dhe projekteve të ngjashme.Pyesim BDI dhe qeverinë pse atje u investua, investohet dhe premtohen investime që do ta bëjnë atë pjesë të Maqedonisë fushë tekonologjike moderne, me shumë vende pune, ndërsa Tetova kryesisht shqiptare pengohet në zhvillimin dhe vuan nga papuënsia”, deklaroi Iseni

Mjetet që ishin të destinuara me buxhetin e vitit 2008 kur ishte në pushtet PDSH-ja për hapjen e zonës industriale teknologjike në Tetovë, janë ridestinuar për realizimin programit të VMRO-DPMNE-së “100 hapat e VMRO-së.

Kështu ka akuzuar sot Agron Iseni, anëtar I degës së PDSH-së në Tetovë gjatë një pres konference të mbajtur në vendin e caktuar për zonë të lirë ekonomike në Pollog.

”PDSH duke I realizuar pikat ekonomike të programit të vet, në vitin 2007 ua imponoi partnerit të kolaicionit VMRO-DPMNE, që të realizohet projekti Zona Industriale Tekonologjike në Tetovë, më e njohur si zonë e lirë ekonomike, që pritej të ishte impuls I fortë për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe hapjen e mbi 3000 vendeve të reja të punës.

Zona e lirë ekonomike përfshinte një sipërfaqe prej 96 hektarëve dhe ishte e lokalizuar në mes të komunave Tetovë, Zhelinë, jegunoc, Tearcë dhe Bërvenicë.

PDSH prej buxhetit për vitin 2008 arriti të ndan 2.5 milion euro, mjete të destinuara për ndërtimin e infrastrukturës të këtij projekti”, tha Iseni, gjatë një pres konference për gazetarë.

Sipas tij, me ardhjen në pushtet të BDI-së, jo vetëm që nuk u realizua ky projekt, por ata lejuan ridestinimin e mjeteve në programin famoz 100 hapat e VMRO-së, që sipas të gjitha gjasave e zëvendësoi programin parazgjedhor të BDI-së.

”Përkujtojmë BDI-në se zona e lirë ekonomike në Tetovë, është projekt me prioritet para zonës së lirë ekonomike në Shtip dhe projekteve të ngjashme.

Pyesim BDI dhe qeverinë pse atje u investua, investohet dhe premtohen investime që do ta bëjnë atë pjesë të Maqedonisë fushë tekonologjike moderne, me shumë vende pune, ndërsa Tetova kryesisht shqiptare pengohet në zhvillimin dhe vuan nga papuënsia”, deklaroi Iseni.

Ai, më tej tha se “ para do kohe Ali Ahmeti dhe BDI-ja deklaroi se atij nuk I paska skaduar afati I përdorimit dhe se atë mund ta shfrytëzojmë në dëm të sgqiptarëve si Branko Cërvenkovski ashtu edhe Nikolla Gruevski. “Sa i përket shqiptarëve Ali Ahmeti dhe partia e tij kundërmojnë erë gjaku dhe piskamë jetimash.

Përkujtojmë se BDI-ja njejtë, qanë me lot krokodili për shqiptarët që kërkojnë azil ekonomik nëpër Evropë”, theksoi Agron Iseni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *