Home / Lajme / Maqedoni / PDSH kërkohen dorëheqjen e Todorovit dhe Qazimit

PDSH kërkohen dorëheqjen e Todorovit dhe Qazimit

12 prill-
Kjo nënkupton edhe pezullimin e marrëdhënieve të punës për të gjithë ata që në ëmnyrë të paligjshme mbajnë postet e dekaneve, profesorëve dhe asistentëve në USHT. Kërkojmë urgjentisht që ministri Todorov të japë dorëheqje të parevokueshme nga posti I tij, pasi që nuk ka fare përgjegjësi dhe moral për detyrën që e ushtron dhe bashkë me zëvendsen e tij zonujëshën Lindita Qazimi e cila me sa duket nuk çan kokën fare për hallet dhe dertet e arsimit shqip në Maqedon”, theksoi Luan Tresi

Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj heshtjes të institucioneve në lidhje me shkeljet që janë bërë në USHT dhe sipas PDSH-së janë verifkuar edhe nga inspektoriati shtetëror për arsim. Këtë heshtje PDSH-ja e ka cilësuar si të qëllimshme.

Shefi I kabinetit të kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, Luan Tresi, tha gjatë një pres konference me gazetarë se BDI pikërisht për shkak të këtyre parregullsive mbahet peng nga ana e Gruevskit.

“Duam gjithashtu ta alarmojmë opinionin se për shkak të këtyre shkeljeve dhe parregullsive BDI mbahet peng I kërcënimeve permanente nga ana e Gruevskit dhe nuk është në gjendje të dalë në mbrojtje të interesave të popullit shqiptar.

Si rrjedhojë e kësaj ndodhin vendime antishqiptare siç janë, maqedonishtja nga klasa e parë, marrja e evidencës pedagogjike edhe në gjuhën maqedonase, tekstet shkollore me maqedonizma, sllavizma dhe ortodoksizma, injorim I nevojave arsimore të shqiptarëve dhe shumë obstruksione dhe diskriminime tjera”, tha Tresi të hënën në Tetovë.

Sipas tij, PDSH-ja kërkon që personi Agron Reka të largohet sa më shpejt nga posti I rektorit në USHT dhe në këtë mënyrë të parandaloje nënçmimin akademik dhe profesional që I bëhet USHT-së.

“Kjo nënkupton edhe pezullimin e marrëdhënieve të punës për të gjithë ata që në ëmnyrë të paligjshme mbajnë postet e dekaneve, profesorëve dhe asistentëve në USHT. Kërkojmë urgjentisht që ministri Todorov të japë dorëheqje të parevokueshme nga posti I tij, pasi që nuk ka fare përgjegjësi dhe moral për detyrën që e ushtron dhe bashkë me zëvendsen e tij zonujëshën Lindita Qazimi e cila me sa duket nuk çan kokën fare për hallet dhe dertet e arsimit shqip në Maqedon”, theksoi Luan Tresi.

Ai ka apeluar që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion ndaj qeverisë për vendosjen e rendit dhe zbatimit të normave dhe ligjeve për funskionimin e mirëfilltë të procesit edukativo arsimor në këtë universitet.

“Në fund I sigurojmë qytetarët se PDSH-ja do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm dhe pa u lëkundur fare në forntin politik duke I mbrojtur interesat kombëtare të shqiptarëve nga servilët dhe vazalët që në emër të gjakut të derhdur tallen me ndjenjat dhe dinjitetin e shqiptarëve”, theksoi ai.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *