Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Qeveria ka harruar Komunën e Likovës

PDSH: Qeveria ka harruar Komunën e Likovës

7 prill-
“Që nga viti 2007, ndriçimi rrugor i fshatrave që gravitojnë në komunën e Likovës është ndërprerë me kërkesë të kryetarit dhe kryesuesit të Këshillit Komunal të Komunës së Likovës (struktura të BDI-së)”, tha Menshir Misini, anëtar i Komisionit për informim pranë Degës së PDSH-së Likovë.

Partia Demokratik Shqiptare-Dega në Likovë të mërkuren në një konferencë për shtyp sërish ka hedhur kritika në adresë së qeverisë për anashkalimin e zonave dhe komunave të banuara me shqiptarë.

“Që nga viti 2007, ndriçimi rrugor i fshatrave që gravitojnë në komunën e Likovës është ndërprerë me kërkesë të kryetarit dhe kryesuesit të Këshillit Komunal të Komunës së Likovës (struktura të BDI-së)”, tha Menshir Misini, anëtar i Komisionit për informim pranë Degës së PDSH-së Likovë.

Ai rikujtoi se organet e atëhershme komunale pa dhënë ndonjë sqarim të hollësishëm kanë bërë çkyqjen e ndriçimit rrugor, edhe pse parapaguesit e shumtë të komunës së Likovës në pagesën mujore të rrymës elektrike participojnë me nga 100 denar, pikërisht bëjnë pagesën e taksës që i dedikohet ndriçimit rrugor.

“Një situatë e tillë na e përkujton një të kaluar jo fort të largët të popullatës sonë e cila shekuj të tërë ishte kalitur me errësirën, dhe një periodë arriti të siguron fenerë, llamba gazi e më vonë edhe bateri. Dikush si duket luan me ndjenjat e kësaj popullate të shumëvuajtur dhe si duket don ta këthen ate në kohën e fenerit”, deklaroi Misini.

“Nuk dijmë si ndodhë gjetiu, mendojmë në komunat tjera në Maqedoni. Këtë problem e ka vetëm komuna e Likovës, apo të njejtin e kanë edhe komunat tjera? Nëse jo, atëherë haptazi na lindë dyshimi se kemi të bëjmë me një grabitje klasike të kësaj popullate të lodhur dhe të dëshpëruar nga hallet e mëdha si papunësia, gjendja e rëndë sociale etj”, theksoi Misini në fund të konferëncës për shtyp.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *