Home / Lajme / Maqedoni / PDSH zgjedh 1 Prillin për të akuzuar BDI-në

PDSH zgjedh 1 Prillin për të akuzuar BDI-në

1 prill
Është ironike që për projektin në fjalë reagojnë dhe diskutojnë të gjithë, duke filluar nga organizata të ndryshme qeveritare dhe joveritare, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë, (rikujtojmë se edhe State Departamenti amerikan në raportin e vet ka potencuar dhe ka dhënë vlerësim për projektin “Shkupi 2014”), mandej edhe vet qytetarët në anketa të ndryshme japin vlerësime për këtë projekt. Vetëm organet kompetente që janë të thirrur për të reaguar në lidhje me projektin, thonë që janë jokompetente dhe nuk pranojnë të debatojnë për këtë project”, deklaroi Bekim Fazliu, këshilltarë I PDSH-së në qytetin e Shkupi

Këshilltartë e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në qytetin e Shkupit kanë akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BD) se po gënjën opinionin shqiptarë. Ata kanë zgjedhur 1 prillin për të mbajtur një press konferencë në sheshin e Shkupit ku kanë shprehur akuza në adresë të BDI-së.

“Jo më vonë se para 3 ditëve ata ishin protagonist të edhe një epizodi manipulimesh.

Andaj, sot në sheshin e Qytetit të Shkupit edhe një here reagojmë ndaj Vendimit që morën para tre ditëve këshilltarët e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit që të mos diskutohet për projektin kontraverz, antishqiptar, të ashtu quajturin “Shkupi 2014” me arsyetimin banal nga ana e tyre se për këtë projekt Qyteti i Shkupit është jokompetent për të hapur debat dhe për të marr ndonjë vendim në lidhje me këtë projekt.

Është ironike që për projektin në fjalë reagojnë dhe diskutojnë të gjithë, duke filluar nga organizata të ndryshme qeveritare dhe joveritare, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë, (rikujtojmë se edhe State Departamenti amerikan në raportin e vet ka potencuar dhe ka dhënë vlerësim për projektin “Shkupi 2014”), mandej edhe vet qytetarët në anketa të ndryshme japin vlerësime për këtë projekt.

Vetëm organet kompetente që janë të thirrur për të reaguar në lidhje me projektin, thonë që janë jokompetente dhe nuk pranojnë të debatojnë për këtë project”, deklaroi Bekim Fazliu, këshilltarë I PDSH-së në qytetin e Shkupit.

PDSH poashtu ka akuzuar se VMRO DPMNE dhe BDI me këtë veprim edhe një here treguan se “dale nga dale qeverisja e tyre si ajo e vendit në pushtetin qendror, ashtu edhe ajo në pushtetin local po shëndërrohet në një qeverisje totalitare, absolutist dhe kryekëput antishqiptare”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *