Home / Lajme / Maqedoni / Përvojë bullgare për thithje të fondeve evropiane

Përvojë bullgare për thithje të fondeve evropiane

13 prill-
shtruesi i detyrës ambasador i Bullgarisë në Maqedoni, Angel Angelov, tha se fondet evropiane janë një temë e rëndësishme dhe Bullgaria ka një përvojë për thithjen e parave që ndahen nga Brukseli. Angelov ka shfaqur gatishmëri që të iniciojë trajnime për administratën e komunës së Tetovës me qëllim të bartjes së përvojës bullgare për thithje të fondeve evropiane.

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, të martën ka pritur në një takim, ushtruesin e detyrës ambasador i Bullgarisë në Maqedoni, Angel Angelov.

Përforcimi i bashkëpunimit me komunën e Bllagoevgradit, shfrytëzimi i përvojave bullgare për thithje të IPA-fondeve si dhe shqyrtimi i mundësive për investim nga ana e kompanive bullgare në Tetovë, kanë qenë temat të cilat janë diskutuar në këtë takim.

Gjithashtu është diskutuar edhe për një vizitë të ekspertëve nga Bullgaria në komunën e Tetovës, të cilët do të bartin përvojën e tyre për aplikim të suksesshëm në IPA-fondet nëpërmjet trajnimeve të një pjesë të administratës komunale.

“Gjatë takimit me ushtruesin e detyrës ambasador i Bullgarisë në Maqedoni biseduam për bashkëpunimet e frytshme që tashmë ka vendosur komuna e Tetovës me komunën e Bllagoevgradit në Bullgari. Deri tash kemi bashkëpunim të suksesshëm me komunën e Bllagoevgradit që ka të zhvilluar sidomos Sektorin për thithje të fondeve Evropiane”, tha Bexheti.

Sipas tij, Republika e Bullgarisë si anëtarë e BE-së mund t’i ofrojë komunës së Tetovës eksperienca të vyera nga fusha të ndryshme. “Komuna e Tetovës do të sigurojë kushte të nevojshme për investitorë nga Bullgaria, të cilët dëshirojnë të investojnë në Tetovë”, tha Bexheti.

Ushtruesi i detyrës ambasador i Bullgarisë në Maqedoni, Angel Angelov, tha se fondet evropiane janë një temë e rëndësishme dhe Bullgaria ka një përvojë për thithjen e parave që ndahen nga Brukseli. Angelov ka shfaqur gatishmëri që të iniciojë trajnime për administratën e komunës së Tetovës me qëllim të bartjes së përvojës bullgare për thithje të fondeve evropiane.

Sipas ushtruesit të detyrës ambasador i Bullgarisë në Maqedoni, Angel Angelov, aspekt tjetër i bisedës në këtë takim ka qenë bashkëpunimi i frytshëm i komunës së Bllagoevgradit me komunën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *