Home / Sport / Pike – Interit: Do t’ju bëjmë të urreni futbollin

Pike – Interit: Do t’ju bëjmë të urreni futbollin

Mbrojtësi i Barcelonës ndez akoma më tepër atmosferën, kur ka mbetur edhe një ditë nga gjysmëfinalja e madhe mes katalanasve dhe Interit.

“Shpresoj që lojtarët e Interit të futen në fushë dhe për 90 minuta të ndiejnë keqardhje që janë futbollistë”. Kjo është një nga deklaratat më të forta të mbrojtësit katalanas, Zherrard Pike, në konferencën e shtypit, një ditë para gjysmëfinales së kthimit përballë Interit në “Kamp Nou”.

Më pas qendërmbrojtësi spanjoll qartëson: “Nuk dua të më keqinterpretojnë, nuk e kam fjalën as për agresivitet e as për dhunë. Shpresoj që në “Kamp Nou” të mos ketë asnjë vend të lirë dhe tifozët tanë t’i bëjnë të ndihen vetëm ata të Interit”.

Për Pikenë ajo e nesërmja do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, por Barça duhet të kërkojë golin sa më shpejt të jetë e mundur. “Nuk duhet të kënaqemi edhe nëse arrijnë rezultatin 2-0, rezultat që do të na jepte biletën e finales”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *