Home / Sport / Pirlo ngre flamurin e bardhë: E humbëm kampionatin

Pirlo ngre flamurin e bardhë: E humbëm kampionatin

Mesfushori kuqezi ka pranuar se Milani tashmë është jashtë “betejës” për titullin kampion në Serinë A.

“Kampionati për ne është i humbur. Tashmë është një çështje midis Interit e Romës dhe do të vendoset në javën e fundit me diferencën e një pike. Kemi humbur shumë pikë në ndeshjet e fundit. Kemi qenë edhe ne në garë, por tashmë ka mbaruar. Tani mendojmë vetëm t’i mbyllim sa më mirë katër ndeshjet e mbetura”, deklaroi fantazisti i kombëtares italiane.

“Humbja është shumë e rëndë”, pohoi trajneri Leonardo pas disfatës 2-1 me Sampdorian në fundjavë. Kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit italian, kuqezinjtë e shohin veten shtatë pikë pas Romës kryesuese dhe gjashtë pikë pas Interit të vendit të dytë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *