Home / Lajme / Rajon / Plagoset me thikë, humoristi Rasim Thaçi-Cima

Plagoset me thikë, humoristi Rasim Thaçi-Cima

Prishtinë 13 prill-
Sabrie Kamberi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës tha se ngjarja ka ndodhur me 9 prill dhe se humoristi Cima, menjëherë pas plagosjes është dërguar për mjekim. “Gjendja e tij shëndetësore tash është e mirë dhe ai ndodhet në shtëpi”, thotë Kamberi.

Është plagosur me thikë, humoristi i njohur i Kosovës, Rasim Thaçi, i njohur me emrin artistik-Cima. Humoristi i njohur është sulmuar para disa ditësh, saktësisht në mbrëmjen e datës 9 prill në Prishtinë.

Burime të “Zhurnal” kanë konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë dhe i njëjti është dashur të kërkojë edhe ndihmën e mjekut. Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën klinike Universitare të Kosovës dhe ka marrë tretmanin mjekësor.

Cima është lënduar me thikë në momentin kur dy hajna kanë dashur ta plaçkitnin atë dhe në kacafytje e sipër, ai është therë me thikë. Rastin e lëndimit të humoristit Cima e konfirmojnë për “Zhurnal” edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Sabrie Kamberi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës tha se ngjarja ka ndodhur me 9 prill dhe se humoristi Cima, menjëherë pas plagosjes është dërguar për mjekim. “Gjendja e tij shëndetësore tash është e mirë dhe ai ndodhet në shtëpi”, thotë Kamberi.

“Zhurnal” ka tentuar të kontaktojë familjen e artistit për të kuptuar më shumë në lidhje me këtë rast, por kjo ishte e pamundur. Artisti i njohur ka dekada të tëra që gjendet në skenën e humorit kosovar dhe njihet nga fëmijët deri te pleqtë. Rolet e tij janë të shumta.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *