Home / Lajme / Maqedoni / Policia gjeti edhe një bunker me armë afër Bllacës

Policia gjeti edhe një bunker me armë afër Bllacës

30 prill
Identiteti i të arrestuarve nuk është kumtuar. Supozohet se bastisja në Bellogracë ka pasuar pas kontrollit të automjeteve në fshatin Palldenicë, në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, me ç’rast janë gjetur 360 plumba.

Njësiti policor “Tigrat” gjetën edhe një bunker me sasi të madhe të armëve dhe municion në afërsi të Bllacës. Pushkë snajperiste, mina anti-tanke, tre projektile…..janë pjesë e armëve të gjetura sot në mëngjes.

Nga MPB-ja theksojnë se policia vazhdon me “krehje” të terrenit.

Sasi e madhe e armës, midis të cilave edhe mitralezë të rëndë, hedhës dore të granatave, mina anti-tanke, shpërthyes, detonatorë, janë zbuluar dhe konsfilskuar në aksionin që policia dje e zbatoi në afërsi të Bllacës. Madje nga personat të cilët i kanë siguruar armët është hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të policisë, të cilët iu kundërpërgjigjën, me ç’rast sulmuesit kanë ikur. Nuk ka policë të lënduar.

Ndërkohë, mediat kosovare publikuan se policia në Kosovë veçmë ka arrestuar tre persona për të cilët dyshojnë se janë të përzier në këmbim zjarrin e djeshëm me policinë tek vendkalimi kufitar Bllacë.

Në fshatin Bellogracë të Kosovës, në afërsi të Kaçanikut janë arrestuar shtatë persona, të dyshuar për tregti ilegale me armë. Policia kosovare dhe KFOR-i gjatë bastisjes në dy shtëpi në fshat kanë gjetur sasi të konsiderueshme armës dhe uniforma ushtarake. Në fuçi prej plastike janë gjetur pistoleta, gjashtë kutia me detonatorë, një pushkë automatike, gjashtë granata për minahedhës dhe tela për detonacion. Në pajisjen e konfiskuar ka pasur edhe uniforma të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, blloqe dhe mirënjohje me titull “Fond i qëndrueshmërisë”, vula dhe të tjera.

Identiteti i të arrestuarve nuk është kumtuar. Supozohet se bastisja në Bellogracë ka pasuar pas kontrollit të automjeteve në fshatin Palldenicë, në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, me ç’rast janë gjetur 360 plumba.

Policia kosovare nuk konfirmoi se nëse arrestimi lidhet me incidentin e djeshëm të armatosur afër Bllacës.

Në aksion, siç publikojnë mediat kosovare, janë plagosur Avni Rustemi dhe Selman Curi nga Kosova, të cilët kanë arritur t’i ikin policisë së Maqedonisë dhe të kalojnë në terrirtorin kosovar.(MIA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *