Home / Lajme / Maqedoni / Policia, kujdes kur dilni në natyrë

Policia, kujdes kur dilni në natyrë

8 prill-
Bujqit nga Pollogu rikujtohen që të kontrollojnë rregullshmërinë e makinërisë së tyre bujqësor që e shfrytëzojnë në pranverë sepse jo rallë herë mosrregullshmëria e tyre mund të shkaktojë zjarrë”, thuhet në një apel të lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Tetovë, Me fillim e pranverës dhe rritjen e temperaturave këtyre ditëve në rajonin e Pollogut në mënyrë drastike është ritur frekuentimi I njerëzve dhe veturave parasegjithash në rrugë, por edhe në vendet afër pyjeve dhe fushave.

Me këtë rritet edhe mundësia e përhapjes së zjarreve.Së këndejmi SPB-ja e Tetovës, apelon deri tek qytetarët që me kujdes të lëvizin në rrugët afër pyjeve dhe fushave të mos I ndezin hedhurinat dhe të mos hedhin bishta të cigareve.

Atyre që dalin në natyrë u apelohet që gjatë vikendeve të përmbahen nga zjarret sepse shpejt mund të krijohet flakë dhe të zgjerohen në përmasa më të mëdha.

Bujqit nga Pollogu rikujtohen që të kontrollojnë rregullshmërinë e makinërisë së tyre bujqësor që e shfrytëzojnë në pranverë sepse jo rallë herë mosrregullshmëria e tyre mund të shkaktojë zjarrë”, thuhet në një apel të lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Në fund nga ky sekor informojnë se në koordinim me institucionet tjera do të përforcojë kontrollet e planifkuara preventive në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës dhe ndaj të gjithë atyre qënuk do të respketojnë ligjin do të ketë masa adekuate.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *