Home / Lajme / Maqedoni / PPD-ja shënoi 20 vjetorin e themelimit

PPD-ja shënoi 20 vjetorin e themelimit

17 prill-
“Ky është përvjetor i zgjimit demokratik shqiptarë në Maqedoni, prandaj e meriton kujtimin e tij të denjë nga ne anëtarët e simpatizantët e PPD-së, e meriton nga votuesit e saj të parë që I dhanë forcë fjalës së saj që i dhanë forcë veprimit të saj. Ky përvjetor në këtë vit të 20 të rrënimit të kauzës shqiptare që pushteti e bëri pas rrënimit të PPD-së, për ne anëtarët dhe simpatizantët e saj është një përvjetor për ta rimarrë dhe çuar më tej e më gjerë në fund idealin e kauzës kombëtare për dinjitet”, deklaroi Sefedin Haruni –kryetar i PPD-së.

Njëzet vite më parë, në fshatin Xhepçishtë të Tetovës, si nevojë e artikulimit të interesave të shqiptarëve në Maqedoni, u formuar Partia për Prosperitet Demokratik, me në krye Nevzat Halilin.

Ky subjekt u përfaqësua në qeveri me Beqir Zhutën, si zëvendëskryeministër, Iljas Sabriun, ministër i Punës dhe Politikës Sociale, dhe Alajdin Toskën si ministër pa portofol. Ndërsa pas tyre qëndronin 23 deputetët e zgjedhur nga populli shqiptar i Maqedonisë.

“Ky është përvjetor i zgjimit demokratik shqiptarë në Maqedoni, prandaj e meriton kujtimin e tij të denjë nga ne anëtarët e simpatizantët e PPD-së, e meriton nga votuesit e saj të parë që I dhanë forcë fjalës së saj që i dhanë forcë veprimit të saj.

Ky përvjetor në këtë vit të 20 të rrënimit të kauzës shqiptare që pushteti e bëri pas rrënimit të PPD-së, për ne anëtarët dhe simpatizantët e saj është një përvjetor për ta rimarrë dhe çuar më tej e më gjerë në fund idealin e kauzës kombëtare për dinjitet”, deklaroi Sefedin Haruni –kryetar i PPD-së.

Kjo parti ka kërkuar nga anëtarët e saj që të jenë të bashkuar dhe t’i qëndrojnë besnik programit të PPD-së, pasi siç thotë do zgjidhë çështjen e shqiptarëve në Maqedoni.

“Bëjmë thirrje që të jetë një fillim i ri për kauzën shqiptare në Maqedoni, dhe këtë fillim të ri si në fillimet e para të pluralizmit politikë këtu do ta nisë prapë zëdhënësja e parë historike e fillimit të parë politik dhe aspiratave autentike e të paprekshme për shqiptar pra do të nis me ne PPD-ja”, shtoi Haruni.
Haruni, ka paralajmëruar riorganizimin e PPD-së dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *