Home / Sport / Premier liga, Totenhemi – Arsenali 2:1

Premier liga, Totenhemi – Arsenali 2:1

Pas disfatës në derbin madh londinez ndaj Totenhemit (1:2) skuadra e Arsenalit ka humbur të gjitha gjasat që të luftoi për titullin e kampionit.

“Topçinjtë”, katër xhiro para përfundimit të kampionatit kanë 71 pikë, gjashtë më pak se Çelsi në vendin e parë.
Totenehmi, në anën tjetër edhe pse zhgënjei tifozët e vetë të dielën ndaj Portsmuthit në gjysëmfinale të Kupës, megjithatë shumë shpejt arriti të konsolidohet dhe të fitoi këtë ndeshje tejet të rëndësishme në luftë për vendin e katërt që aktualisht e mban Mançester Siti me një pikë më shumë.
Të mërkurën në mbrëmje në program ishin edhe dy takime tjera të mbetura nga java e 34-të që u mbyllën me barazim.
Aston Villa – Evertoni i ndanë pikët në “Vila park” të Birmingemit në një ndeshje ku u shënuan katër gola (2:2), derisa Uigan Atletik nuk arriti më tepër se një pikë ndaj Portsmuthit i cili tashmë është përshëndetur nga Premier liga por po vazhdon të befasoi me rezultate pozitive.

Premier liga – java e 34-të

Aston Villa – Evertoni 2:2 (0:1)
Agbonlahor 72′, Jagielka 90’+1(ag) – Kejhil 23′, 74′

Uigan Atletik – Portsmuthi 0:0

Totenhemi – Arsenali 2:1 (1:0)
Rouz 10′, Bejl 47′ – Bentner 85′

Të martën

Çelsi – Bolton 1:0 (1:0)
Anelka 44’

Tabela: Çelsi 77 pikë, Mançester Junajtedi 73 pikë, Arsenali 71, Mançester Siti (-1) 62, Totenhemi (-1) 61, Liverpuli 56, Aston Villa (-1) 55, Evertoni 51, Birmingemi 46, Stouk Siti (-1) 43, Blekburni 43, Fulhami (-1) 42, Sanderlendi 38, Vulverhemptoni 33, Boltoni 32, Uigani 32, Uest Hemi 31, Bërnli 27, Hall Siti (-1) 27 dhe Portsmuthi i fundit me 15 pikë (-9 pikë).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *